Haxhiu paralajmëron një padi të re

Aktuale

Haxhiu paralajmëron një padi të re

Nga: A.M. Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:32
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar padi kundër Z-Mobile për gjitha dëmet që i ka shkaktuar Telekomit.

Poashtu, ajo ka shkruar në Facebook, se “çlirimi i Telekomit nga oligarkët dhe nga kontrata zhvatëse, është lajm shumë i mirë dhe shpresë se fuqia ekonomike e kësaj ndërmarrje do të rikthehet si më parë”.

Postimi i plotë:

Çlirimi i Telekomit nga oligarkët dhe nga kontrata zhvatëse, është lajm shumë i mirë dhe shpresë se fuqia ekonomike e kësaj ndërmarrje do të rikthehet si më parë. Duhet vullnet, punë, angazhim e profesionalizëm.

Punëtorët e Telekomit dhanë kontributin më të madh dhe janë shembulli më pozitiv se si mbrohet publikja.

Tani radhën e ka padia kundër Z-Mobile për gjitha dëmet që i ka shkaktuar Telekomit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat