Takohen LDK dhe Vetëvendosje, arrihet koalicioni?

Aktuale

Takohen LDK dhe Vetëvendosje, arrihet koalicioni?

Nga: D.RR Më: 30 korrik 2019 Në ora: 17:08
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Zyrtarë të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, janë takuar sot në Prizren. Kryetari i kësaj komune nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, u takua me përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren, përkatësisht kryetarin e ri të kësaj dege, Anton Quni dhe ish kryetarin dhe deputetin aktual, Haxhi Avdyli.

Ai ka njoftuar se kanë biseduar rreth një koalicioni të mundshëm.

Postimi i plotë:

Sot në takim prita përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren, përkatësisht kryetarin e ri të kësaj dege, Anton Quni dhe ish kryetarin dhe deputetin aktual, Haxhi Avdyli.

Me këtë rast, kryetarit Quni i urova suksese në postin e ri, ndërkaq në bashkëbisedim diskutuam rreth koordinimit sa më të mirë të koalicionit në qeverisjen lokale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat