Abelard Tahiri përdorë gjuhë të ashpër kundër Vetëvendosje - Bota Sot
Abelard Tahiri përdorë gjuhë të ashpër kundër Vetëvendosje

Aktuale

Abelard Tahiri përdorë gjuhë të ashpër kundër Vetëvendosje

Nga: D.RR Më: 30 korrik 2019 Në ora: 17:13
Abelard Tahiri

Zyrtari i PDK-së, njëherit ministër i drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur zyrtarëve të Vetëvendosjes, pasi më herët këta të fundit e ‘sulmuan’ atë.

Tahiri në shkrimin e tij e pyet Vetëvendosjen se ku janë deputetët dhe ku është lideri i saj, derisa ka thënë që PDK kërkon zgjedhje sa më shpejtë.

Postimi i plotë:

Gjuha dhe retorika shpifëse po i tradhton zyrtarët e Vetëvendosjes, duke iu shpalosur verbërinë për pushtet. Ata duhet ta dinë se është vullneti i popullit ai që cakton kush bëhet ministër e kush mbetet opozitë, madje opozitë për tërë jetën. Dhe vullneti i popullit flet përmes zgjedhjeve. Mesazhi im, ngjashëm si edhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Veseli, është mjaft i qartë: Zgjedhjet e pashmangshme dhe sa më parë që është e mundur. Pyetja që sot duhet të shtrojnë zyrtarët e Vetëvendosjes është se ku janë deputetët dhe ku është lideri i saj. Vetëvendosje si subjekt edhe ashtu i thyer, në kohën kur duhet të shpërndahet Kuvendi, përfaqësuesit e saj kanë zgjedhë plazhin, e lideri i tyre shpirtëror ka zgjedhë Palestinën si destinacion për t’i ikur realitetit. I ftoj të njëjtit që të kthehen nga plazhet, në realitetin e hidhur që po i pret. Zgjedhje sa më parë! Për qeveri të re e të përgjegjshme me PDK-në në krye të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...