Isa Mustafa flet për koalicionet me partitë dhe ka një mesazh për ata që ju dëshirojnë karrige në Kuvend zgjedhor

Aktuale

Isa Mustafa flet për koalicionet me partitë dhe ka një mesazh për ata që ju dëshirojnë karrige në Kuvend zgjedhor

Nga: G.B Më: 30 korrik 2019 Në ora: 18:46
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është deklaruar për Kuvendin Zgjedhor të partisë së tij, që do të mbahet me 3 gusht.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se pret nga kundërshtarët politikë që t’i urojnë punë të mbarë dhe se nuk i merr seriozisht ata që i dëshirojnë karrige, pasi e ulin nivelin e tyre, përcjell Bota sot.

Më tej, Mustafa ka thënë se LDK nuk është përzier dhe nuk ka lobuar për të keq gjatë zgjedhjeve të asnjë partie, se LDK do të dalë e fortë në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor dhe do të dalë e para në zgjedhjet e shtatorit, duke shtuar se nuk do të bëjë koalicion me partitë që nuk e meritojnë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të nderuar qytetarë
Më 3 gusht të këtij viti, LDK mban Kuvendin e Nëntë Zgjedhor. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është një ngjarje e rëndësishme. Është, domosdo, e rëndësishme edhe për Kosovën nga se LDK është parti lidere në vend, jo vetëm për nga madhësia por edhe për nga mosha demokratike, duke i mbushur sivjet 30 vjet.
Kam pritur dhe pres që edhe kundërshtarët tanë politik të na urojnë punë të mbarë. Nuk i marr serioz as të pjekur ata që na dëshirojnë karriga. Sepse gabojnë. Ulin nivelin e tyre. Në një konkurrencë shumëpartiake ne duhet ta mundim njëritjetrin me vota të qytetarëve, me asgjë tjetër. I marr të prapambetur për nga koha edhe ata që flasin për klika brënda LDK-së. Të tillët kanë rrëshqitur diku në pellgun e fjalorit dhe mendësisë që nuk është e LDK-së.
LDK nuk është përzier dhe nuk ka lobuar për të keq gjatë zgjedhjeve të asnjë partie. Nuk i kemi komentuar as rezultatet e zgjedhjeve të tyre. Kosovës i nevojiten parti të shëndosha, i nevojiten relacione të shëndosha ndërmjet subjekteve politike, i nevojitet konkurrencë e fortë dhe demokratike.
LDK do të dal e fortë dhe unike në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor. LDK do të dal e para në zgjedhjet nacionale, në shtator të këtij viti. LDK nuk do të bëjë koalicion me ata që nuk e meritojnë, por nuk do të kultivojë urrejtje patologjike ndaj askujt. Sepse njerëzit e çdo partie politike janë njerëz të Kosovës me ide të ndryshme, janë njerëzit tanë. IM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat