Gashi: Marrëveshja e brendshme është vet statusi i LDK-së – secili që kandidon për kryetar, ka ide të mira

Aktuale

Gashi: Marrëveshja e brendshme është vet statusi i LDK-së – secili që kandidon për kryetar, ka ide të mira

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 18:57
Arben Gashi

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se ka disa emra të cilët kanë ambicie për të kandiduar për të parin e këtij subjekti partiak.

Gashi në Info Magazine, pohoi se pavarësisht kandidaturave secili nga ta ka ide të mira, por që gjithashtu do të pajtojnë me marrëveshjen e brendshme që është vet statuti i LDK-së.

”Ka disa emra që kanë ambicie për të kandiduar, por duket se edhe vet ata janë në fazën e fundit të kontrollit, për të parë se sa ka përkrahje dhe sa arrin ambicia e tyre për të qenë kryetar i LDK-së”.

”Është lajm i mirë që LDK po i diskuton këto tema. Në bazë të statutit të LDK-së, shpallja zyrtare e tyre ndodhë në Kuvend”.

”Çështja është se një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve janë në kontratë të vazhdueshme për të parë se sa janë të përkrhaur deri në konfirmim nga lartë”.

”Shpesh kam dëgjuar nëse do të ketë një marrëveshje. Mendoj që ka një marrëveshje, e ajo është vet statuti i LDK-së. Marrëveshja bazë është statuti i LDK-së”.

”Kjo është marrëveshje e pandryshueshme edhe në ditën e votimit, ndërsa marrëveshje të tjera flasim për epërsi të thellë rreth kandidatëve të tjerë, dhe duhet parë se si duhet të zgjidhes i pari i LDK-së sepse do të ketë vetëm një kryetar dhe të mos ketë përjashtime”.

”Unë nuk jam pjesë e këtij procesi, mbetet që ata që janë pjesë e procesit të marrin vendim. Kam preferencat e mia, të gjithë kandidatët që kam kontaktuar kanë ide të mira”.

”Derisa ata vet nuk e kanë shpallë kanidadutrën e tyre personale po më duket e pa ndershme ta bëjë të ditur edhe unë preferencën time personale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat