Sejdiu: Kandidaturë formale ende nuk e kam bërë, vendoset në Kuvendin Zgjedhor

Aktuale

Sejdiu: Kandidaturë formale ende nuk e kam bërë, vendoset në Kuvendin Zgjedhor

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 20:56
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu është deklaruar se kandidaturën formale nuk e ka bërë ende, por se për këtë vendoset në Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet me 3 gusht.

Ai në emisionin ‘Debat Plus’ ka thënë se herën e kaluar nuk është lejuar, por që pret që këtë herë të mos përsëritet.

“Mos të cenohet e drejta për të konkurruar. Unë kam qenë ne vitin 2015, ka qenë e pamundshme me kandidu. Ka qenë edhe një kandidat që nuk është përkrahur. Ajo që mund të them se çfarë ka ndryshuar në këtë periudhë, është se ka një ecje me të guximshme të anëtarësisë në kuptimin e deklarimit, qasjes dhe vullnetit të përfshirjes në këtë proces të zgjedhjeve”, ka thënë ai.

“Herën e kaluar nuk është lejuar, kam frikë se mund të përsëritet e kjo nuk është në rregull”, ka shtuar Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat