Cilin koalicion po mundohen ta pengojnë partitë e tjera? Flet Korab Sejdiu

Aktuale

Cilin koalicion po mundohen ta pengojnë partitë e tjera? Flet Korab Sejdiu

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 00:23
Korab Sejdiu

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Sejdiu ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e mundshme në Kosovë.

Ai ka thënë se tani për tani Kosovës i duhet një bllok mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Formula e vetme që do e kthente shtetin tonë në binarë është një koalicion mes këtyre dy partive”, ka thënë Sejdiu.

“Potencialin më të madh e kanë këto dy parti”

Tutje Sejdiu ka shtuar se partitë tjera po mundohen me çdo kusht të ndalojnë një koalcion të mundshëm mes këtyre dy subjekteve politike. Ai ka thënë madje se ato po përdorin çdo mjet të mundshëm për të ndaluar një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat