Godfrey: Nëse bëhem ambasador, përparësi do të jetë normalizimi i marrëdhënive Beograd-Prishtinë

Aktuale

Godfrey: Nëse bëhem ambasador, përparësi do të jetë normalizimi i marrëdhënive Beograd-Prishtinë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 09:28
Anthony Godfrey

Kandidati për ambasadorin e ri amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, tha të martën se Serbia është një udhëheqëse politike dhe ekonomike.

Godfrey tha se Serbia luan një rol kryesor në stabilitetin rajonal, dhe se nëse bëhet ambasador, përparësi e tij do të jetë normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë dhe gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

“Ne jemi duke punuar në të në Beograd, Prishtinë, Washington dhe Bruksel për të gjetur një mënyrë që Serbia dhe Kosova të vijnë në një zgjidhje, të largohen nga hapat kundërproduktiv që të dyja palët po përdorin. Të dy palët duhet të ecin përpara, dhe detyra jonë është ta lejojmë atë”, tha ai në Senat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat