Daka dhe Thaçi diskutojnë për afatet kushtetuese të zgjedhjeve, jo për datën e tyre

Aktuale

Daka dhe Thaçi diskutojnë për afatet kushtetuese të zgjedhjeve, jo për datën e tyre

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 10:31
Valdete Daka

(E plotësuar) -  Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka pas takimit që zhvilloi me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se diskutuan për afatet kushtetuese në rast se mbahen zgjedhjet, teksa theksoi se nuk kanë biseduar për ndonjë datë të caktuar.

Daka shprehu gaditshmërinë e KQZ për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Daka: Nuk diskutuam për data

 “Jo jo sepse nuk mundet me u diskutua për data pa i shtjerr të gjitha mundësitë kushtetuese...Për zgjedhjet e jashtëzakonshme ne kemi opsione tona”, tha ajo.

Kryetarja e KQZ-së ka deklaruar po ashtu se nëse shpallen zgjedhjet, ata do të kërkojnë mjetet e nevojshme nga Qeveria.

Daka: Nëse shpallen zgjedhjet, KQZ do kërkojë mjetet e nevojshme nga Qeveria

“Po ato janë çështje që diskutohen pasi që të shpallen zgjedhjet, nëse shpallen natyrisht KQZ-ja kërkon mjetet e nevojshme nga Qeveria dhe vendoset për buxhet, sepse ky nuk ka qenë vit zgjedhor, prandaj edhe nuk e kemi pasur buxhetin e nevojshëm, ndërkaq  gjithmonë nëse shpallen zgjedhjet, atëherë KQZ-ja do të veproj sikurse herëve të tjera”, u shpreh Daka.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje ka pritur në takim deputetët e 6 +, që përfaqësojnë edhe komunitetet jo shumicë në Kosovë, teksa ende nuk ka ftuar përfaqësuesit e partive të mëdha në vend.

***

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe presidenti Hashim Thaçi, sot diskutuan për afatet kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve dhe buxhetin.

Mëngjesin e sotëm Daka e Thaçi mbajtën takim në të cilin u diskutua mundësia e shkuarjes në zgjedhje. Pas takimit, Valdete Daka u prononcua për media.

“U diskutua për afatet kushtëtuese në qoftëse mbahën zgjedhjet. Ato janë èështje që diskriutohen pasi të shpallen zgjedhjet nëse shpallen KQZ këkron mjetet e nevojshme nga qeveria dhe vendoset për buxhet sepse ky muaj ka qenë vit zgjedhor dhe nuk e kemi pas buxhëtin e nevojshëm”, tha Daka.

Ajo tha se nuk është folur për datën e zgjedhjeve.

“Nuk u diskutua për datë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme ne gjithmonë kemi opsione tjera”, përfnduoi ajo.

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka

“Thaçi dhe Daka u konsultuan për hapat e mëtejshëm në rrethanat e krijuara politike, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky takim ishte i mbyllur për media”.

***

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar takime me përfaqësues të partive në vend, për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit, pasi që Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri.

Ndërsa, sot, ai ka takuar Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për të vazhduar konsultat për hapat e mëtejshëm në këto rrethana të reja.

Thaçi thotë se tani shtrohet nevoja për hapa konkretë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa më shpejtë një qeveri funksionale e efektive.

“Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejtë me qeveri. Takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat