Hoxhaj: Serbia po i shërben Moskës si kalë Troje në Ballkan

Aktuale

Hoxhaj: Serbia po i shërben Moskës si kalë Troje në Ballkan

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 12:32
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka komentuar marrëveshjet e Rusisë me Serbinë për blerjen e armatimit të ri. Ai ka thënë se si Serbia, si vendi që është përgjegjës për gjenocide dhe luftëra në Ballkan, po harxhon më së shumti në blerjen e armatimit, sidomos nga Rusia.

Hoxhaj, ka shkruar në rrjetin social Twitter se militarizimi i së keqes është një sinjal i qartë i qëllimeve shkatërruese të Serbisë për të shërbyer si kali trojan i Moskës në Ballkan.

“Vendi që është përgjegjës për gjenocide dhe katër luftëra në Ballkan, harxhon më së shumti në Ballkanin Perëndimor, për blerjen e armëve, kryesisht nga Rusia. Militarizimi i së keqes është një sinjal i qartë i qëllimeve shkatërruese të Serbisë për të shërbyer si kali trojan i Moskës në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat