Hoti: Do ta kërkojmë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit - Bota Sot
Hoti: Do ta kërkojmë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit

Aktuale

Hoti: Do ta kërkojmë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 13:00
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka adresuar kritika ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili sipas tij po vonohet pa arsye për t’i ftuar partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Hoti në Facebook ka thënë se LDK do të kërkojë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit, por paraprakisht do të kërkojnë ratifikimin e marrëveshjes IPA me BE-në e cila i siguron Kosovës rreth 100 milionë euro.

Shënimi i plotë i Hotit:

Ne ende nuk kemi marrë ftesë nga Presidenti për konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve. Këto vonesa janë të pa arsyeshme, duke ditur se vendi nuk ka qeveri efektive. Koalicioni PAN nuk ka pasur legjitimitet tash e një vit për të qeverisur me Kosovën dhe nuk ka as tani për të propozuar një mandatar të ri. Ne do t’i përgjigjemi ftesës së Presidentit vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve. Asnjë temë tjetër nuk mund të diskutohen në këto konsultime.

Por, në mungesë të një iniciativë të tillë nga Presidenti, ne do të kërkojmë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit, siç parashihet me nenin 83, pika b, e Rregullores të Punës të Kuvendit. Në këtë seancë, paraprakisht do të kërkojmë ratifikimin e marrëveshjes IPA me Bashkimin Evropian, e cila Kosovës i sigurojnë fonde rreth 100 mil euro. Është e rëndësishme që këto fonde të mos humben për shkak se Kosova ka pasur një qeveri jo legjitime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...