Tomor Morina nesër mund të lirohet nga paraburgimi, flet avokati i tij - Bota Sot
Tomor Morina nesër mund të lirohet nga paraburgimi, flet avokati i tij

Aktuale

Tomor Morina nesër mund të lirohet nga paraburgimi, flet avokati i tij

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 15:06
Tomor Morina

Pavarësisht kërkesës për ekstradim në Serbi, ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina pritet që nesër të lirohet nga paraburgimi.

Kështu paralajmëron avokati i tij Naser Raufi, i cili thotë se pret vendim pozitiv të gjykatëses ndaj kërkesës që ai ka bërë, për mbrojtjen në liri të klientit të tij, Morinës. Kërkesën e kam dhënën ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa tani pres vendimin nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila edhe e ka caktuar paraburgimin, që të tani të jep masa prevendtive dhe Tomor Morina të del nga paraburgimi. Unë mendoj se me këtë dinamikë që zhvillohet tani, po ecë me të vërtetë shpejtë, andaj mendoj që do të arrijmë pasi të premten është festë, që nesër pra ditëne enjte, të ndërpritet paraburgimi për Morinën, tha Naser Raufi eksluzivisht për Televizionin Alsat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...