Ministri Hamza: Shteti nuk do të ju mbesë borxh asnjë biznesi për kontratat ligjore

Aktuale

Ministri Hamza: Shteti nuk do të ju mbesë borxh asnjë biznesi për kontratat ligjore

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 15:20
Bedri Hamza

Ministri i Financave, Bedri Hamza i siguron të gjithë bizneset të cilat kanë marrëdhënie kontraktuale me institucionet e vendit, se asnjë faturë nuk do të mbetet e papaguar, për shkak se të gjitha organizatat buxhetore i kanë në dispozicion mjetet e nevojshme për ti bërë të gjitha pagesat e ligjshme për punët e përfunduara, si dhe ato të cilat janë në proces dhe i plotësojnë kushtet ligjore.

Ministri Hamza gjithmonë e ka e cilësuar sektorin privat si bartës të zhvillimit ekonomik të vendit, andaj Ministri Hamza përveç ndihmës për sektorin privat që ka ndërmarr përmes reformave në politikat fiskale, ai gjithashtu ka siguruar që Kosova në vitin 2019 ta ketë buxhetin e ndarë për investimet kapitale më të madhin që ka pasur ndonjëherë shteti jonë, në shumën prej 824 milionë euro.

Për këtë arsye ministri Bedri Hamza ju bënë thirrje të gjitha organizatave buxhetore që të jenë në krye të detyrës për ti bërë me rregull të gjitha pagesat e ligjshme të parapara sipas Buxhetit të vitit 2019, në mënyrë që biznesi të mos të ketë asnjë pengesë apo sfidë në ekzekutimin e punëve dhe zhvillim e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat