Zbulohet pse Thaçi e Veseli nuk i shpallin zgjedhjet, kjo është arsyeja

Aktuale

Zbulohet pse Thaçi e Veseli nuk i shpallin zgjedhjet, kjo është arsyeja

Nga: N.Sh Më: 31 korrik 2019 Në ora: 16:20
Hashim Thaçi, Kadri Veseli

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, është dashur që deri më tani të dihet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Mirëpo, një gjë e tillë nuk po ndodh ende, pasi as nuk është shpërbë Kuvendi i Kosovës, e as presidenti Hashim Thaçi nuk po e cakton datën e zgjedhjeve.

Për këtë arsye, ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, thekson se, Thaçi, Veseli, Grabovci e Daka derisa të i sigurojnë numrat për edhe një bashkëqeverisje nuk do ta qojnë vendin në zgjedhje.

“Zgjedhje nuk ka gjersa partia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Valdete Dakes nuk i siguron numrat edhe për një bashkë qeverisje tjetër...!

Ata e din shumë mirë çka i pret nëse nuk mbesin ne qeveri.!”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat