Aprovohet lista e aseteve të shitjes me likuidim SHAL 50

Aktuale

Aprovohet lista e aseteve të shitjes me likuidim SHAL 50

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 16:30
Pamje nga takimi

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e sotme mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendosi për miratim të listës së aseteve të paraqitura për shitje në SHAL 50 dhe miratoi transaksionet e SHAL 48.

Përveç kësaj, Bordi shqyrtoi raportet rekomanduese të Njësisë së Negocimit Direkt si dhe raportet përfundimtare të po njëjtës njësi.

Bordi diskutoi edhe në lidhje me propozimin për largim të subjekteve juridike ndërmarrjet/subjektet juridike, Kosovatrans, nga autoriteti administrativ dhe kompetencat e AKP-së, të cilin e miratoi.

Pas shqyrtimit Bordi i Drejtorëve miratoi edhe propozimin e Autoritetit të Likuidimit për NSH “Agrokultura” lidhur me aprovimin e qiradhënies direkte për kompaninë "SOWI Kosovo” si dhe propozimet tjera nga autoritetet e likuidimit lidhur me qiradhënie të aseteve.

Mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve është caktuar për datën 30 gusht 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat