Sejdiu: Ende s’i kemi marrë ftesat për Kuvendin e së shtunës

Aktuale

Sejdiu: Ende s’i kemi marrë ftesat për Kuvendin e së shtunës

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 18:02
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu për T7 ka folur për procesin e zgjedhjeve të brendshme në LDK që finalizohet të shtunën, derisa ka pohuar se ai është i gatshëm që të marrë rolin e udhëheqjes në parti.

Sejdiu ka deklaruar se në Kuvend të përgjithshëm duhet të nxjerrën mësimet dhe të bëhet një punë e mirë, derisa ka konfirmuar se deri më tani nuk i kanë marrë ftesat për të shtunën, kur edhe do të zgjidhet kryetari.

“Kuvendi zgjedhor i përgjithshëm duhet t’i nxjerrë mësimet dhe të bëjë një punë të mbarë. Kjo është një kohë shumë e shpejtë ende ne nuk kemi marrë ftesat, për vetë kuvendin që duhet të jetë pas tre ditës dhe të dihet mirë skenari, rendi i ditës që janë të nevojshme për secilin kandidat”, ka thënë Sejdiu.

“Me një situatë të brishtë  politike me një situatë të tillë ekonomike, dhe parimisht besimi në një parti politike që të përfundojë një proces në mënyrë të mbarë, është tepër e rëndësishme dhe nëse ka tension ato të zbresin dhe të mos jenë arma e komunikimit. Te jetë pjesa e debatit normal. LDK me 30 vjetësishin e saj është prijetare e procesve demokratike”, ka shtuar tutje, derisa ka pohuar se nuk ka të finalizuara kandidatura deri më tani, por, që ai është i gatshëm që të marrë barrën e udhëheqjes.

“Ne nuk kemi finalizuar kandidatura, unë gjithmonë kam thënë se jam gati të marrë barrën për udhëheqjen. Nuk guxon të ekzistojë ndjenjë linçimi ndaj brezit të ri apo kujtdo, mund të quhet nevojë e pengesës së deportimit, është një ndjenjë linçimi e brezave pak ma hershëm”, ka shtuar ai, duke treguar se s’ka frikë apo shqetësim sepse kuvendi do të shkojë mirë e pa incidente të shtunën.

“Është platformë që lidhet me emrat e përgjithshëm të gjymtyrëve që do të jenë në funksion kreativ të politikave të reja. Natyrisht nëse hyn në ditën e kandidimit, nuk jam njeri që do të shkoj ta kapi për fyti po do ta uroj, ska vend për frikë apo për shqetësim”, shtoi Sejdiu.

Ish-kreu i LDK-së, ka bërë të ditur se sipas tij me PDK-në nuk do të duhej të shkohej në koalicion pasi që kanë dy përvoja jo të mira.

“Shiko është nja temë që iu shtrohet të gjithëve është kureshtje normale, unë them që LDK ka pasur dy përvoja jo të mira me PDK -në dhe mendoj që në ecje të parë duhet të konkurrojë  e vetme jo vetëm për shkak të klimës së përshtatshme për të zgjedhë kokën por për shkak të potencialit që ka”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat