Ish gazetari i luftës flet për zgjedhjet në LDK, tregon kë ta zgjedhë kryetar dhe me kë të mos bëjë koalicion

Aktuale

Ish gazetari i luftës flet për zgjedhjet në LDK, tregon kë ta zgjedhë kryetar dhe me kë të mos bëjë koalicion

Nga: G.B Më: 31 korrik 2019 Në ora: 18:16
LDK

Ish gazetari i luftës dhe publicisti Rexhep Shahu, ka folur për zgjedhjet brenda LDK-së, duke thënë se LDK është shpresa e Kosovës, shpëtimi i saj, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LDK duhet të zgjedh një politikan si drejtues dhe jo shkencëtar, dhe të mos bëjë kurrë aleancë me PDK ose VV-në.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nje mendim per zgjedhjet ne LDK.

Ne prag te zgjedhjeve ne Lidhjen Demokratike te Kosoves, kam gjithe te drejten e zotit ta shpreh mendimin tim.
LDK aktuale me drejtuesit aktuale, nese nuk ndryshon drejtues ajo do te nenshkruaje humbjen e radhes. Nuk behet nami se nuk fiton LDK por ceshtja eshte se ajo si fryme eshet shpresa e Kosoves, shpetimi i saj.
LDK sipas meje i duhet te ndryshoje drejtues, te zgjedhe drejtues politikan e jo shkencetar, te mos beje kurre aleance me PDK dhe VV sepse po beri aleance me VV do te perdoret nga kjo e fundit me keq se e keqperdori PDK. Per interesa te dikujt qe don postet me te larta nuk ka pse ben aleanca humbese imorale. Dhe e treta, LDK duhet te gjeje e te tharrase ne skene ambasadoret morale te Kosoves.
Shumekush nuk e di se Kosova eshte ajo qe eshte ne syte e njerezve ne Shqiperi fale nje grushti njerzish te Kosoves qe kane punuar ne Shqiperi.
Nese LDK, per nje arsye apo nje tjeter, nuk i therret ne skene qe te afroje figura te dikurshme si Iliaz Ramajli, Skender Zogaj, Mehmet Kraja, Ramadan Musliu e mjaft te tjere qe nuk po ua shkruaj se mos me preken, ajo ka me mbete manguit per veten e saj. Nuk e di pse nuk kuptohet se njerzit qe kane ngrite ura nuk dine te shembin ura. Askush nuk eshte shenjt qe te gjykoje e te denoje te tjeret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat