Zogiani: Ata që duan koalicion me VV-në, veç me Albinin kryeministër

Aktuale

Zogiani: Ata që duan koalicion me VV-në, veç me Albinin kryeministër

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 19:38
Avni Zogiani dhe Albin Kurti

Anëtari VV-së, Avni Zogiani, ka përsëritur qëndrimin e partisë së Albin Kurtit, se do të hyjnë në koalicion me ndonjë parti me kushtin që Albin Kurti të jetë kryeministër.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zogiani ka thënë se Albin Kurti nuk është për tjetër pozitë, por vetëm për atë të kryeministrit.

Të gjitha ato parti që dëshirojnë koalicion me Vetëvendosjen, sipas tij, duhet ta kenë të qartë se posti i kryeministrit i takon vetëm Albin Kurtit.

“Bën Albini edhe diku tjetër, nuk është e thënë veç kryeministër..” – ky lloj angazhimi kërkon veç zëvendësimin e njerëzve ne pushtet, por jo ndryshimin thelbësor që sjell Albini si kryeministër. Pra, nëse duam ndryshim rrënjësor, jo, nuk bën diku tjetër, veç kryeministër dhe #QeveriaKurti po vjen!”, ka shkruar Zogiani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat