Profesori i njohur zbulon detaje rreth kuvendit të LDK-së, përmend edhe eliminimin

Aktuale

Profesori i njohur zbulon detaje rreth kuvendit të LDK-së, përmend edhe eliminimin

Nga: A.M. Më: 31 korrik 2019 Në ora: 21:47
Ilustrim

Profesori i njohur, Binak Maxharraj, është shprehur se Kuvendin i LDK-së do të duhet të shkojë në mënyrë të rregull, sa që do të jetë shembull edhe për partitë tjera.

Përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në demokraci kryetari zgjidhet sipas sistemit të eliminimit, e jo sipas sistemit te dirigjimit, pasi që në këtë mënyrë mund të zgjidhet kryetari i vërtet.

Postimi i plotë:

ZGJEDHJET NE LDK:

KANDIDATE DUHET TE MATËN, TE GAROJNË SIPAS SITETMIT TË ELEMINIMIT?!

Çdo Kryetar i partisë duhet ta dijë se partia nuk është pronë private e askujt dhe se askush nuk ka te drejte qe te sillet në mënyrë autokrate për ne menyre demokrate.

Të shtunen mbahet Kuvendi i nëntë i LDK si partia më e vjetër në vend qe është. Në kete Kuvend duhet të zbatohet demokracia e jo te fluturojne karrikat.

Nuk duhet të këtë propozim si ne komunizëm ne emër te strukturave. Kjo nuk është demokratike as e ndershme, as njerëzore. Këtë e kemi pa veq te PDK dhe AAK qe janë parti autokrate ku fletë dhe vendos vetem i zoti i shtëpisë e të tjerët veq vëzhgojnë.

LDK-ja te shtunën duhet ti jep leksikon jo vetem vetes por edhe partive tjera. Në bazë të statutit të partisë, kandidatet e interesuar duhet ti paraqesin kandidaturat pasi qe te fillojë Kuvendi, sipas kritereve qe parashihën me statut, e jo te përjashtohet ndokush.

Le te kandidojnë, bie fjala gjatë kandidat, qe askush nuk ka te drejtë të ofendon njeri tjetrin, jo kështu jo ashtu, jo ky por ky, etj.

Nga të interesuarit duhet të formohet lista, nuk është me rëndësi se cili do te jetë i pari, i dyti i treti....etj.

Për demokracin më rendësi është që për të gjithë këta kandidat të interesuar të votohën mshefët nga ana e Kuvendit sipas sistemit të eleminimit. Psh.votimi i parë i nxjerrë na loja dy kandidat qe kane marrë më se paku vota. Shkohet ne votimin e dytë....derisa te jesin ne liste dy te fundit. Atëherë këta të dytë garojnë për te parin i cili edhe zgjidhet Kryetar i LDK.

Kështu e do demokracia e mirëfillët kur Kryetari zgjidhet sipas sistemit te eleminimit, e jo sipas sistemit te dirigjimit. Më këtë rast do te zgjidhet për kryetar vërtete ai qe e ka marrë votën nga Kuvendi i nëntë zgjedhor.

Kështu veprohet ne vendet demokratike, kurse me derigjimi veprohet ne vendet autokratik. Për fatë të keq tonin Kosovën e kemi të mbushur me gjumë autokrat,e pa asnjë demokrat ne çdo nivel te pushtetit dhe te partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat