Ismet Beqiri: LDK-ja nuk gjunjëzohet as nga brenda as nga jashtë

Aktuale

Ismet Beqiri: LDK-ja nuk gjunjëzohet as nga brenda as nga jashtë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 21:48
Ismet Beqiri

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, në prag të kuvendit zgjedhor të kësaj partie që mbahet të shtunën më 3 gusht ka shpërndarë një fotografi të tij nga konventa e parë që është mbajtur më 1991.

Beqiri në postimin që ka bërë në profilin e tij në Facebook ka thënë se LDK ka historinë, të sotmen dhe të ardhmen e saj, duke shtuar se ajo nuk mund të gjunjëzohet nga askush.

“Nga fjalimi im në punimet e Kuvendit të I-rë zgjedhor të LDK-së, 5 maj 1991 në lokalet e Medreses Alaudin në Prishtinë”, ka shkruar Beqiri.

Postimi në Facebook:

Nga fjalimi im në punimet e Kuvendit të I-rë zgjedhor të LDK-së, 5 maj 1991 në lokalet e Medreses Alaudin në Prishtinë.

LDK ka historinë, të sotmen dhe të ardhmen e saj.

Ajo as më herët as tani nuk është gjunjëzuar dhe nuk mund të gjunjëzohet nga askush, as nga brenda as nga jashtë,

LDK është aset i yni kombëtar.

Si Delegat i të gjitha Kuvendeve të gjerë tanishme, për mua LDK është mbi të gjitha, mbi çdo interes tonin personal.

Ta ruajm dhe zhvillojm LDK-në!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat