Haliti, Haradinajt: S’mund të qeveriset me forcë në Evropë

Aktuale

Haliti, Haradinajt: S’mund të qeveriset me forcë në Evropë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 08:34
Xhavit Haliti

Qeveria “Haradinaj” nuk bëri diçka të jashtëzakonshme gjatë mandatit të saj, përveç problemeve që kanë qenë sheshazi politike dhe të cilat kanë pasur të bëjnë me çështjen e bisedimeve me Serbinë.

Ky është vlerësimi i nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, për gati dy vjet qeverisje të Ramush Haradinajt.

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës nuk e kursen nga kritikat Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Haradinaj, duke ia përmendur atij kundërshtimin që ia kishte bërë Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi sa ishte në opozitë, përderisa kur erdhi në pushtet e votoi po atë marrëveshje.

Ai po ashtu kritikon Haradinajn për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke thënë se askush nuk mund të qeverisë me forcë brenda Evropës.

“Secila qeverisje duhet t’i ndjekë rregullat evropiane dhe duhet të funksionojë mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat janë arritur. Unë e kam kundërshtuar në fillim taksën dhe mendoj se nuk kam qenë gabim për shkak të bindjeve të mia”, ka theksuar Haliti./Zëri/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat