Historiani tronditë Serbinë: Zgjidhja e vetme në Ballkan, është bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm

Aktuale

Historiani tronditë Serbinë: Zgjidhja e vetme në Ballkan, është bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm

Nga: N.Sh Më: 1 gusht 2019 Në ora: 10:30
Flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës

Historiani Shkodran Imeraj, thotë se zgjidhja e vetme shqiptare në Ballkan është bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, Imeraj ka kujtuar 135 vjetorin e vendosjes së gur themelit të shtetit shqiptar në Prizren.

“Në kryeqytetin historik të shqiptarëve, ku 135 vite me parë, daitë e dheut Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri e Sulejman Vokshi, bashkë me dhjetëra atdhetar të tjerë, vendosën gurin e themelit të shtetit shqiptar.

Zgjidhja e vetme e çështjes shqiptare në Ballkan, është bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm shqiptar”, shkruan Imeraj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat