Pas akuzave ndaj këshilltarëve të Haradinajt, Vatovci merr kërcënime: S’guxoj të flas më

Aktuale

Pas akuzave ndaj këshilltarëve të Haradinajt, Vatovci merr kërcënime: S’guxoj të flas më

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:58
Agim Vatovci dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Agim Vatovci ka hedhur akuza të ashpra gjatë ditës së sotme ndaj Gazmend Abrashit e Jahir Morinës, të dy këta këshilltarë të ish-kryeministrit Haradinaj.

Në një emision televiziv, Vatovci ka thënë se personat në fjalë e kanë sharë disa herë me nënë.

Madje ai ka shkuar edhe më largë duke thënë se njëri prej tyre ia ka dhënë organin gjenital në gojë.

“Unë jam kanë njeriu që e kam mbështet më së shumti Kryeministrin Haradinaj, po më së paku kam përfitu unë edhe jam zhgënjyer për arsye se këshilltarët e tij që janë më të afërt, jo vetëm që më kanë injoru por edhe më kanë qit edhe prej sallave nëpër mbledhje në ndonjë mbledhje kemomorative ose në teatër. Këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt ma shan nanën edhe ma jep organin në gojë”, ka thënë Vatovci.

Në një deklaratë të mëvonshme dhënë, Vatovci ka thënë se për fjalët që i ka thënë në televizion ka marrë shumë kërcënime.

 I kontaktuar Vatovci, për ta pyetur se nga kush i marrë të njëjtat dhe se a i ka paraqitur ato në polici, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të flasë, me arsyetimin se nuk guxon ta bëjë një gjë të tillë.

“Ik, nuk guxoj të flas, ik”, është shprehur Vatovci i cili më pas edhe e ka mbyllur telefonin.

I tentuar të marrë një përgjigje dhe nga këshilltari i Haradinajt, Gazmend Abrashi, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.

Ndaj deklaratës së Vatovcit nuk ka reaguar ende askush nga kabineti i Haradinajt.

Ndërkaq, Vatovci ka bërë të ditur se këtë rast do ta inicojë në instancat më të larta të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat