LDK-ja pas mbledhjes: Më 3 gusht do ta zgjedhim kryetar një figurë përbashkuese

Aktuale

LDK-ja pas mbledhjes: Më 3 gusht do ta zgjedhim kryetar një figurë përbashkuese

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:22
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës, dy ditë para zgjedhjeve të brendshme, ka mbajtur mbledhjen e kryesisë.

Edhe pas diskutimit gati tre orësh, zyrtarët e kësaj partie nuk prezantuan  emrat e mundshëm të kandidatëve për kryetar të LDK-së, teksa thanë se janë disa kandidatë të interesuar për këtë pozitë.    

Në një konferencë për media pas takimit të Kryesisë së LDK-së, zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa nuk e mohoi mundësinë e zgjedhjes së një kandidati konsensual, por tha se është e rëndësishme që në krye të partisë të jetë një figurë përbashkuese, i cili do të unifikonte këtë subjekt politik.

Mustafa: Në krye të LDK-së të jetë një figurë përbashkuese

“Kryesia vlerësoi lart interesimin dhe pretendimin për të kandiduar nga disa kolegë në kryesi me kontribute në LDK në tridhjetë vjetët e fundit. Kryesia dhe  anëtarësia e LDK-së vlerëson se është shumë e rëndësishme që në krye të partisë, pra LDK-së të jetë një figurë përbashkuese, zgjidhje kjo që po punohet intensivisht”, tha ai.

Mustafa u shpreh optimist se gjithë rrjedha e procesit të votimit të parit të partisë do të kalojë në atmosferë solemne dhe pa asnjë problem.

Mustafa: Kuvendi do të zhvillojë punimet në atmosferë solemne

“Kryesia vlerësoi se përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe se kuvendi do të zhvillojë punimet në atmosferë solemne siç kemi paralajmëruar dhe më parë. Duke u mbështetur në statutin e LDK-së dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve të këtij kuvendi zgjedhor, kryesia vendosi që t’i propozojë kuvendit anëtarët e komisionit statutar, verifikues, komisionit kandidues, komisionit zgjedhor dhe kryesisë së punës”, tha ai.

Ndërkaq, ashtu siç është deklaruar dhe më herët, Mustafa tha se të gjitha kandidaturat për të parin e partisë do të shpallen me 3 gusht, kur edhe do të mbahet Kuvendi i LDK-së.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë e cila ka zgjatur më shumë se dy orë.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se Kuvendi i 3 gushtit ‘do të shkojë sipas parashikimeve, një mbledhje solemne’.

“Kryesia e LDK’së diskutoi për Kuvendin këtë të shtunë. Punimet po shkojnë shumë mirë dhe Kuvendi do të shkojë në atmosferë solemne siç kemi paralajmëruar edhe më parë”, ka thënë Mustafa.

“U diskutua edhe çështja e kandidaturave. Kryesia vlerësoi lart interesimet dhe pretendimin për të kandiduar nga disa kolegë me disa kontribues në vitet e fundit. Kryesia vlerëson që në krye të partisë të jetë një figurë përbashkuese, zgjidhje për të cilën po punohet intensivisht deri më 3 gusht”, ka thënë ai.

“Kandidaturat shpallen më 3 gusht konform statutit.  Po punohet intensivisht që të vlerësohen të gjitha kandidaturat të të gjithë atyre që kanë punuar qe 30 vite për LDK’në.”, tha Mustafa.

***

Gati tri orë ka zgjatur mbledhja e thirrur nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në selinë qendrore të kësaj partie.

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin kryesia e partisë, derisa, e njejta u mbajt dy ditë para kuvendit zgjedhorë të së shtunës.

Image

Anëtarët e kryesisë nuk  janë deklaruar para mediave , derisa u bë e ditur se do të flasë zëdhënsi i partisë Besian Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat