Merret vendimi nga mbledhja e sotme: Ky do të jetë kryetari i ardhshëm i LDK-së

Aktuale

Merret vendimi nga mbledhja e sotme: Ky do të jetë kryetari i ardhshëm i LDK-së

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 17:03
LDK

Isa Mustafa është kandidati konsensual për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky vendim është marrë në parim në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kërkesa që Mustafa të kandidojë për mandatin e tretë ka ardhur pas insistimit të një pjese të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky vendim nuk është kundërshtuar as nga pretendentët për kryetar të LDK-së, aktualisht nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.

Që të dy nuk kanë folur pas takimit të kryesisë së LDK-së.

Dy ditë para Kuvendit të këtij subkjekti, kryesia nuk ka arritur të vendosë nëse do të nominojë një figurë tjetër për pozitën e kryeministrit.

Një gjë e tillë mbetet për t’u diskutuar në takimin e nesërm që planifikon ta zhvillojë Kryesia e ngushtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës./KlanKosova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat