Anëtari i LDK-së paralajmëron “përçarësit” dhe “dashakëqinjtë”

Aktuale

Anëtari i LDK-së paralajmëron “përçarësit” dhe “dashakëqinjtë”

Nga: A.ZH Më: 1 gusht 2019 Në ora: 17:37
Mbledhja e LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje, ku është diskutuar për Kuvendin zgjedhor që do të mbahet të shtunën.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, pas mbledhjes ka thënë se Kuvendi i 3 gushtit do të shkojë sipas parashikimeve dhe se do të jetë një mbledhje solemne.

E duke komentuar për këtë, anëtari i LDK-së Florian Dushi, ka thënë se kjo parti nga ky proces do të dalë më e bashkuar dhe më e fuqishme, përcjell Bota sot.

Ai ka pasur një porosi edhe për “përçarësit dhe dashakëqinjtë”.

“LDK nga ky proces duhet të dalë akoma më e bashkuar dhe më e fuqishme, ndryshe nga pritjet, besa, edhe angazhimi i përçarësve dhe dashakëqinjëve të saj”, ka shkruar Dushi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat