Analisti reagon ashpër ndaj Mustafës dhe Sejdiut: Jeni të skaduar, s’keni çka t’i jepni LDK-së e Kosovës

Aktuale

Analisti reagon ashpër ndaj Mustafës dhe Sejdiut: Jeni të skaduar, s’keni çka t’i jepni LDK-së e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 1 gusht 2019 Në ora: 17:49
Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë të shtunën Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryesia e kësaj partie.

Deri më tani, kjo parti nuk ka treguar se cilët do të jenë kandidatët për të marrë pozitën e kryetarit, mirëpo në media është lakuar emri i Isa Mustafës dhe Fatmir Sejdiut. Ky i fundit, madje vet është deklaruar i gatshëm për të marrë timonin e LDK-së.

Por, kundër kandidimit të Mustafës dhe të Sejdiut, është analisti politik Faton Mehmeti, përcjell Bota sot.

Mehmeti ka thënë se Mustafa dhe Sejdiu “janë të skaduar” se se ata nuk mund të japin asgjë pozitive për LDK dhe për Kosovën.

Ai në një postim në Facebook, ka këshilluar ata që të shijojnë pleqërinë dhe të lejojnë të rinjtë e partisë të dëshmojnë veten.

Reagimi i Mehmetit pa ndërhyrje:

Pretendimet e Fatmir Sejdiut per tu krithyer perseri ne krye te LDK-se, dhe tentativa e Isa Mustafes qe me cdo kusht te rizgjidhet kryetar, deshmon edhe nje here miopsine e politikanve shqiptare perballe realitetit dhe interesit te shumices.Politika eshte cikel qe cdo njeriut i skadon, andaj edhe Fatmiri dhe Isa jane te skaduara, dhe nuk mund te japin asgje pozitive as per LDK dhe as per Kosoven. Le te shijojne pleqerine, duke lejuar te rinjte te deshmojne veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat