U kap mbrëmë me kokainë, djali i Ethem Çekut sot u lirua

Aktuale

U kap mbrëmë me kokainë, djali i Ethem Çekut sot u lirua

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:02
Ethem Çeku

Mbrëmë është arrestuar djali i Ethem Çekut nga Policia e Kosovës, pasi i është gjetur një sasi e kokainës.

Ard Çeku është kapur nga Policia e Kosovës me një sasi të kokainës pas një kontrolli rutinor në Pejë.

Insajderi nga burimet e saj ka marrë vesh se  djali i  Ethem Çekut është liruar me procedurë të rregullt.

Rasti i arrestimit  ka ndodhur në Rrugën  “Hasan Lajqi” në Pejë, ku patrulla e Policisë së Kosovës rastësisht ka ndalur veturën, Audi A6 ku në një pako të cigareve janë gjetur tri qese që dyshohet të jenë kokainë.

Lidhur me këtë rast është duke u marrur njësiti i Anti-Drogës në Policinë e Kosovës. Në stacionin e Policisë janë dërguar edhe djali i dekanit si dhe miku i tij, ndërsa në stacion është vërtetuar se lënda narkotike ka peshuar 1 gram e gjysmë

Ethem Çeku është dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat