Beqiri: S’kemi marrë vendim për kandidat konsensual, Mustafa veç është propozuar nga disa

Aktuale

Beqiri: S’kemi marrë vendim për kandidat konsensual, Mustafa veç është propozuar nga disa

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 21:16
Ismet Beqiri

Nënkryetari i LDK’së, Ismet Beqiri sonte në Debat Plus ka treguar se çka kanë diskutuar në mbledhjen e sotme të kryesisë.

Beqiri thotë se kanë folur rreth përgatitjeve, ndërsa e ka pranuar se është propozuar që Isa Mustafa ta vazhdojë mandatin. Por ai thotë se s’ka pasë asnjë vendim në këtë aspekt.

‘S’ka pasë vendim për kandidat konsensual. Kemi bisedu rreth përgatitjeve, sepse LDK ka peshë dhe historik. Duhet që edhe përgatitjet që i kemi më serioze. Sot biseduam për përgatitjet që jemi duke i bë.  E  kemi vazhdu bashkëbisedimin për t’i përafruar qëndrimet tona rreth kandidatit apo kandidatëve. Nuk është sekrete kjo. Mustafa  e ka hapë mundësinë që ,kushdo që synon. Një kryetar ka me u zgjedh. Kandidatët e ndryshëm me vlera e bagazh e emër duhet me i pa si dicka normale. Kjo mbetet që edhe nesër të vazhdohet. S’mund të them që sot ka pasë qëndrim, por ka pasë mbështetje që Mustafa ta vazhdojë mandatin. Asnjë vendim, por vec është bisedu. Ka qenë një prej takimeve më relaksuese, i hapur dhe kolegial. Synimi është që ekipa e LDK’s me sjell dicka më 4 gusht dhe me i fitu zgjedhjet nacionale’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat