Pritje të gjata në Merdare, kjo është thirrja për bashkatdhetarët

Aktuale

Pritje të gjata në Merdare, kjo është thirrja për bashkatdhetarët

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Qendra Kosovare për Menaxhim Kufitar i ka inkurajuar bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë pikën kufitare të Mutivodës.

Ata përmes një postimi në Facebook, thonë se për të shmangur pritjet e gjata në Pikën Kufitare Merdarë, bashkatdhetarët mund të përdorin pikat tjera kufitare përfshirë edhe atë në Mutivodë.

“QKMK inkurajon të gjithë bashkatdhetarët që po vijnë në vendlindje dhe po ashtu që po kthehen, të shfrytëzojnë edhe PKK Mutivodë dhe Pikat tjera të Kalimit Kufitar, për shkak të pritjeve të gjata në PKK Merdarë”, thuhen në postimin e tyre.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se në Merdarë pritja është 1 orë e 30 minuta deri 2 orë për të hyrë në Kosovë dhe 5 orë për të dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat