Deda: Opozita të garojë në një listë të përbashkët

Aktuale

Deda: Opozita të garojë në një listë të përbashkët

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 00:42
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se situata në Kosovë është në prag të shpalljes së zgjedhjeve derisa është shprehur optimist se kjo do të ndodhë javën e ardhshme.

Sipas tij, 8 ose 15 shtatori do të jenë datat që mund të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Deda në Interaktiv thotë se partitë e tanishme opozitare do të mund të krijonin një qeveri të re.

“Zgjedhjet në shtator prapë kanë me qenë përcaktuese jo për një mandat qeverisës por edhe për një dekadë tjetër. Kosova është prapa 10 vjet. Sot ka krizë të madhe të besimit në Kosovë, një migrim të madh dhe dialogu me Serbinë i cili nuk po përfundon”, thotë ai.

Sipas tij, nëse opozita nuk del së bashku në zgjedhje, qeveria e ardhshme nuk do të jetë e reformave.

Sipas tij, cilado qeveri që vije e nuk është opozita, do të fokusohet përsëri në dialog për të lënë prapa temat e tjera të rëndësishme për vendin.

“Sot jemi me një vend të cilit po i kontestohet pavarësia, vend i cili mund të përshkruhet me gjendjen e Telekomit. Kjo logjikë duhet të përfundojë”, thotë ai.

Sipas tij, partitë opozitare do t’i jepnin shumë peshë qeverisjes së ardhshme,derisa ka shtuar se diskutimet për kryeministër janë të turpshme ani pse shton se nëse shikohet si parti e madhe, LDK-së i takon ajo pozitë.

Ai thotë se duhet të përdoret mendja dhe të hynë në reforma të shpejta.

Duke folur për sondazhe, ai thotë se jo gjithmonë ato tregojnë të vërtetën për rezultatet e zgjedhjeve.

Deda shton se Kosova është prapa me kohë dhe në një situatë të tillë duhet më shumë punë për ta zënë hapin.

“Po na duhet më shumë presion, duhet të gjithë me u zgju edhe me iu thënë partive politike se nuk kemi kohë më”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat