Mos u nisni drejt Merdares, pritjet janë të gjata

Aktuale

Mos u nisni drejt Merdares, pritjet janë të gjata

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 08:19
Ilustrim

Për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë do të duhet që të prisni deri në 3 orë. Këto janë matjet e fundit të cilat janë bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Kolonat arrijnë deri në 100 metra në hyrje kursë në dalje 1200 metra kolona.

E ndërkohë në pikat tjera, situata sa i përket kalueshmërisë së veturave është më e qetë.

Qendra Kosovare për Menaxhim Kufitar i ka inkurajuar bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë pikën kufitare të Mutivodës.

Ata përmes një postimi në Facebook, thonë se për të shmangur pritjet e gjata në Pikën Kufitare Merdarë, bashkatdhetarët mund të përdorin pikat tjera kufitare përfshirë edhe atë në Mutivodë.

“QKMK inkurajon të gjithë bashkatdhetarët që po vijnë në vendlindje dhe po ashtu që po kthehen, të shfrytëzojnë edhe PKK Mutivodë dhe Pikat tjera të Kalimit Kufitar, për shkak të pritjeve të gjata në PKK Merdarë”, thuhen në postimin e tyre.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se në Merdarë pritja është 1 orë e 30 minuta deri 2 orë për të hyrë në Kosovë dhe 5 orë për të dalë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat