“Parashikimi tragjik për LDK-në nën PDK po konfirmohet”, ja çfarë do të ndodh javët e ardhshme

Aktuale

“Parashikimi tragjik për LDK-në nën PDK po konfirmohet”, ja çfarë do të ndodh javët e ardhshme

Nga: D.RR Më: 2 gusht 2019 Në ora: 14:01
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Profesori i Parisit, Nezir Kraki, përmes një postimi në Facebook ka thënë se me zhgënjim ju njoftoj se pjesa e parë e parashikimit të tij tragjik për LDK-në nën PDK po konfirmohet.

Ai thotë se javëve të ardhshme do të jetë ajo e bashkimit me PDK-në në pazaret për qeveri e për koalicione.

Postimi i plotë:

Miq,

Me zhgënjim ju njoftoj se pjesa e parë e parashikimit tim tragjik për LDK-në nën PDK po konfirmohet.

Pjesa e dytë, ajo e bashkimit me PDK-në në pazaret për qeveri e për koalicione (madje duke e dhunu kushtetuten) do realizohet ditet dhe javët e ardhshme.

A e dini pse LDK është organ vital i PDK-së në këtë rast?

Sepse, PDK pa pushtet shpartallohet brenda 30 ditëve.
Prandaj janë të gatshëm, si në rastin me AAK, t'ia japin kryeministrin dhe 90% të ministrive cilitdo partner. Veç të rrinë të kapur në shtet dhe ta mbajnë shtetin të kapur.

Se, për juve që veç e dini, me ose pa kryeminister, me ose pa ministra, PDK e kontrollon 100% të skenës nën dhe mbi tokësore. PDK nuk bën politikë më, ajo ka hall tjeter strategjik.

LDK është partneri ideal për këtë hall strategjik të PDK-së. Sepse LDK kënaqet me postin e kryeministrit, me disa ministri (në të cilat nuk guxon as shoferat me i ndrru), me 3-4 poste në konsullata, me disa poste në borde ku nuk preket SUPER rrjeti aktual...edhe qe, u kry.

Si kofshin vofshin, thotë populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat