Komandant “Roki”, uragan i pathyeshëm i historisë

Aktuale

Komandant “Roki”, uragan i pathyeshëm i historisë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 14:18
Komandant “Roki”, uragan i pathyeshëm i historisë

Me rastin e 18 -vjetorit e vdekjes së Rahim Beqirit i njohur si komandant "Roki" tek lapidari i tij në fshatin Kopernicë ka bërë homazhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ku të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe familjarë e bashkëluftëtarë të komandat "Roki".

Me këtë rast kryeministri në dorëheqje , Ramush Haradinaj, tha se edhe populli shqiptar ka interesa të cilat nuk e dëmtojnë asnjë popull në Ballkan.

Sipas tij, është detyrë e popullit shqiptar qe të forcohet Kosova në të gjitha fushat e jetës sepse vetëm e forcuar mund të ofrojë garanci për popujt që jetojnë në vend.

Për komandantin Rahim Beqirin, Haradinaj tha se rruga e tij ishte plotë sakrifica që çuan në flijimin e jetës së tij.

Haradinaj: Interesat e shqiptarëve nuk janë interesa armike për popujt tjerë

"Si çdo popull që i ka interesat e veta edhe që duhet me u shërbye interesave të veta edhe shqiptarët i kanë. Interesat e shqiptarëve nuk janë interesa armike për popujt tjerë, por janë interesa dhe të drejta për ne si popull duke i shërbye interesit tonë nuk dëmtojmë dhe nuk shkaktojmë pasoja tek popujt tjerë. Nëse e forcojmë Kosovën shtet me ushtri me të gjithë mekanizmat tjerë kjo është në dobi të të gjithë neve që jetojmë në Kosovë edhe të komuniteteve etnike edhe të serbëve të Kosovës. Nëse e forcojnë Kosovën në ekonomi, nëse e forcojmë Kosovën në arsim, shëndetësi kjo është mirë për Ballkanin se një prej nesh është i fortë.... Është detyrë e jona që të jemi në kohë t'i kërkojmë llogari vetës dhe të besojmë në vetvete nëse vazhdojmë në këtë rrugë iu siguroj që do sigurojmë të drejtat tona si komb shqiptar dhe do t'i garantojmë ata që jetojnë me ne", tha Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se dëshmorët dhe luftëtarët duhet të jenë pikë përbashkuese për popullin e Kosovës që të punohet më shumë për të ardhmen e vendit.

Kastrati: Ne duhet të bëjmë edhe më shumë se që kemi punuar deri tani

"Uroj bashkërisht që ta kujtojmë gjithmonë heronjtë dhe dëshmorët dhe luftëtarët e të burgosurit politik duhet të jenë pika jonë përbashkësuese që në aspektin tonë kombëtar duhet të bëhemi bashkë të gjithë për të mirën tonë dhe të ardhmen tonë. Gjithashtu duhet të jenë edhe frymëzim edhe për gjeneratat e reja e të na japin vullnet të gjithëve që për sakrificën dhe përkushtimin që e kanë bërë ne duhet të punojmë shumë më shumë se që bëjmë deri tash", u shpreh Kastrati.

Nga Tetova për ta kujtuar dhe nderuar veprën e komandant "Roki" kishin ardhur edhe bashkëluftëtarët e tij, ku njëri prej tyre Fexhri Hasipi e quajti uragan të pathyeshëm i historive të kohërave.

Hasipi: Komandanti "Roki" uragan i pathyeshëm i historive të kohëve

 "Rahimin e kemi njohur që nga lufta në Kosovë dhe rrugëtimi i tij nga lufta në luftë, mirëpo ai është një emër i madh i luftës, komandant i madh i betejave dhe uragan i pathyeshëm i historive të kohëve", tha Hasipi.

Të pranishëm në këtë tubim përkujtimor ishin edhe deputetët Ahmet Isufi e Donika Kadaj Bujupi e shumë bashkëqytetarë të komandant "Roki".

Komandanti, Rahim Beqiri i njohur si "Roki" ndërroi jetë pas plagëve të marra në luftime kundër forcave sllavo-maqedonase më 1 gusht të vitit 2001, ku me pas u varros në varrezat e dëshmorëve të Kamenicës më 2 gusht të vitit 2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat