Abazi zbulon ku dështoi qëllimi i Thaçit: Këtë parti deshi ta shkatërroj, ndërsa këtë ta kontrolloj!

Aktuale

Abazi zbulon ku dështoi qëllimi i Thaçit: Këtë parti deshi ta shkatërroj, ndërsa këtë ta kontrolloj!

Nga: N.Sh Më: 2 gusht 2019 Në ora: 16:14
Hashim Thaçi

Analisti politik, Haki Abazi, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dështuar në qëllimin e tij për të shkatërruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe për të kontrolluar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Abazi duke komentuar thirrjen e Thaçit drejtuar koalicionit PAN për të mandatuar dikë për kryeministër të Kosovës, thotë se, loja e Thaçit është më e rëndësishme se kushtetuta, demokracia dhe fati i qytetarëve.

Ja postimi i plotë:

Natyrisht që loja e Thaçit është më e rëndësishme se kushtetuta, shteti, demokracia dhe fati i qytetareve. Kur ka qene ndryshe ne 20 vitet e fundit, por tashti e kane kuptuar të gjithë.

Kur dështon qëllimin i shkatërrimit të LVV dhe dështon tentimi për ta kontrolluar LDK atëherë kërkohet mandatar i ri nga soji i PAN PRONTO.

Nga frika e dështakëve po kuptohet se po vijnë ditët e mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat