Molliqaj flet guximshëm: PSD-ja është gati për zgjedhje

Aktuale

Molliqaj flet guximshëm: PSD-ja është gati për zgjedhje

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 19:12
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se është lajm i mirë që Kosova po shkon në zgjedhje.

Në një postim në Facebook, ai ka shtuar se Kosovës i duhet ndryshimi dhe se PSD do të jetë subjekt që do të ndikoj në këtë ndryshim.

Në fund ai tha se PSD është gati për zgjedhje, ani pse nga disa analistë dhe parti politike është konsideruar se PSD nuk mund ta kalojë pragun.

“Lajm shumë i mirë që Kuvendi po shpërbëhet e vendi po shkon në zgjedhje. Paqartësive, shpifjeve e propagandave po iu vjen fundi. Kosovës i duhet ndryshimi dhe i duhet sa më shpejt. PSD do të jetë subjekt i fuqishëm që do ta ndikojë këtë ndryshim. Barazia, mirëqenia e zhvillimi ekonomik do t’ia zënë vendin keqqeverisjes e popullizmit. Gati për zgjedhje dhe të përgatitur për rritje e përgjegjësi”, ka thënë Molliqaj.

Ndryshe, edhe sot deputetja Albulena Haxhiu ofendoi dikur bashkëpartiakët, duke ua quajtur “partiçkë” organizatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat