Limaj: Nisma është gati për zgjedhje

Aktuale

Limaj: Nisma është gati për zgjedhje

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 20:29
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë përmes një postimi në Facebook se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

“Ne jemi gati”, ka thënë Limaj.

Zgjedhjet duket se janë gati pasi që ftesa e presidentit Hashim Thaçi për propozimin e një kandidati për kryeministër nga koalicioni qeverisës PAN është refuzuar.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thirrur një mbledhje të Kuvendit të hënën ku pritet që të vendoset për shpërbërjen e ligjislativit.

Vendi është pa një ekzekutiv prej që Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Të gjitha partitë kanë shprehur vullnetin për zgjedhje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat