Çfarë po ndodhë në PDK: Bëhen bashkë Kadri Veseli e Sami Lushtaku

Aktuale

Çfarë po ndodhë në PDK: Bëhen bashkë Kadri Veseli e Sami Lushtaku

Nga: N.Sh Më: 2 gusht 2019 Në ora: 21:17
Sami Lushtaku dhe Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ditë më parë ka pas një polemikë të ashpër me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

Veseli i cili po pretendon se nga PDK-ja do të largojë të gjithë personat me aktakuza apo të dyshimtë në vepra të ndryshme penale, kishte marrë një reagim të ashpër nga Sami Lushtaku.

Lushtaku kishte thënë se “s’ka bir nanë që mund të më largoj nga PDK-ja”.

Por, pas kësaj, një fotografi po qarkullon në rrjetet sociale ku shihen së bashku Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku.

Ata janë diku në piknik dhe duket se atmosferën e kishin të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat