Vjen propozimi: Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani presidente

Aktuale

Vjen propozimi: Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani presidente

Nga: A.ZH Më: 2 gusht 2019 Në ora: 22:44
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se Albin Kurti do të fitonte si kryeministër, nëse do të garonte kundër Vjosa Osmanit të LDK-së.

Ai ka thënë se LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, do të duhej të garonin bashkë në zgjedhje dhe kandidat për kryeministër të jetë Albin Kurti, përcjell Bota sot.

Ndërsa, sipas tij, Vjosa Osmani, do të duhej të ishte kandidate e përbashkët për presidente në mandatin e ardhshëm.

Loshi ka theksuar se LDK-ja  është parti presidentësh e akademikësh dhe se e tillë duhet të mbetet.

Reagimi i Loshit:

Nëse Vjosa Osmani bëhet kandidate e LDK-së dhe Albin Kurti kandidat i VV-së për kryeminsitër, do të jetë një garë shumë interesante që unë besoj se do ta fitonte Albin Kurti. Në fakt, unë mendoj se LDK dhe VV duhet të merren vesh që të garojnë bashkë dhe kandidat për kryeministër të jetë Albin Kurti. Populli nuk beson se LDK do ta bënte ndryshimin edhe sikur të ngjallej hazreti Ibrahimi! Vjosa të jetë kandidate e përbashkët për presidente në mandatin e ardhshëm. Kosova ka pasur pervojë të mirë me një grua presidente, pse mos ta provojë edhe të dytën. LDK edhe ashtu është parti presidentësh e akademikësh. Le të mbetet e tillë deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat