Kuçi: PDK do të hyjë e vetme në zgjedhje – dhe do të fitojë

Aktuale

Kuçi: PDK do të hyjë e vetme në zgjedhje – dhe do të fitojë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 23:34
Hajredin Kuçi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, në letrën që ky i dyti i dërgoi sot për t’i kërkuar nëse ka propozim tjetër për mandatar të Qeverisë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, tha se të hënën në mbledhjen e kryesisë do të dihet se cila është rruga më e shpejt për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti. 

“Veprimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli është veprim i mirë dhe i natyrshëm, si udhëheqës i koalicionit që deri tani ka qenë bartës, por edhe si kryetar i partisë më të madhe në vend. Procedura duhet të jetë në koordinim më të gjithë, si ata që janë brenda Kuvendit, por edhe ata që nuk janë në Parlament, që brenda 45 ditëve të mbahen zgjedhjet dhe atëherë do të dihet qartë për fuqinë e skenës politike”, tha ai në një intervistë për RTK. Sipas tij, qëllimi PDK-së, ka qenë që qeveria atë kryejë mandatin.

Ai pret që nga zgjedhjet, PDK-ja do të dalë fituese. “Që nga viti 1999 për të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, PDK-ja ka qenë lokomotivë e të gjitha proceseve. Kryetari Veseli është i përgatitur, për neve partnerë në dialog janë SHBA dhe BE. Nuk do të ketë dialog që do ta dëmtojë Kosovë. Për shtetësin e Kosovës çdo gjë ka përfunduar më 17 shkurt 2008 dhe më nuk do të ketë diskutime”, tha ai.

Për koalicionet, Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, bëri me dije se në këto zgjedhje PDK do të jetë e vetme. “PDK është e përgatitur për zgjedhje dhe do të dalë fituese”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat