Veprimtari del kundër Fatmir Sejdiut: Pse po lodhesh, e ke djeg kontributin në LDK

Aktuale

Veprimtari del kundër Fatmir Sejdiut: Pse po lodhesh, e ke djeg kontributin në LDK

Nga: A.ZH Më: 2 gusht 2019 Në ora: 23:54
Fatmir Sejdiu

Veprimtari i LDK-së Fatmir Bajraj, ka dalë kundër kandidimit të Fatmir Sejdiut për kryetar të kësaj partie.

Ai ka thënë se Sejdiu nuk i sjell asgjë të mirë LDK-së dhe se ai “është hargjuar”, përcjell Bota sot.

Sipas Bajrajt, Sejdiu ka një kontribut të hershëm në LDK-në e Ibrahim Rugovës, por të njëjtin, siç ka theksuar ai, “e dogji si është më keq”.

Reagimi i Bajrajt:

Qellimi i ish Preisdentit Fatmir Sejdiu, nuk është ri-kthimi por demtimi i LDK-së !

Z. Fatmir Sejdiu s'është kandidat serioz për kreun e LDK-së, pse lodhëni...?

Duhesh të jesh i marrë, naiv dhe injorant n'shkallë idiotësie që t'besosh, se z.Fatmir Sejdiu mund të jet kandidat serioz për postin e t'parit n'LDK, pas humbjës së garës së para 8 viteve nga Kryetari i tanishëm, dhe me gjasë edhe i ardhshëm, akademik Isa Mustafa me një rezultat bindës, të thellë & katastrofik 8 : 2.

Z. Sejdiu, atëbotë, e ndau LDK-në, e solli në kuotat e 22 % shit, ngriu dhe arkivoj pozitën e t'parit të LDK-së, pra, e la LDK-në edhe pa kryetar vetëm e vetëm që t'bëhet President dhe bllokoj LDK-në që t'rimarr vetën, pasi e kishte ndarë ndysh atë, vetë z.Sejdiu, dhe i cili nxori jasht struktuarave dhe organeve të LDK-së 46 % të trungut & substancës vetanake.

Pasi e rrëzoi Kushtetusja, lëshoj Institucionet dhe bashkë-qeverisjën dhe u kap për postin e t'parit n'LDK, të cilin e humbi keq.

Z. Sejdiu, nuk menagjoj dot humbjën, dhe serish, për interesin personal, dëmtoj n'vazhdimsi LDK-në, strukturat legale dhe organet legjitime të dala nga një proces zgjedhor valid & kredibil.

E ktheu prapa edhe postin e nderit të cilin i kishte akorduar LDK-ja, pra shtepia në të cilën z.Sejdiu ishte që nga fillimi.

Që nga ajo kohë, z.Sejdiu vetëm e luftoj LDK-në dhe lidershipin e saj.

Pra, çfarë ka ndryshuar z.Sejdiu për t'mirë, që LDK-ja t'ia besoj drejtimin, përkatsisht postin e t'parit ?

Hiq-gjë dhe në asgjë.

Duhesh të jesh hilqar, dashakeq dhe kundershtar i egër i LDK-së, nese insiston n'ri-ktimin e z.Sejdiu n'krye t'LDK-së, pas dëmit që i ka shkaktuar LDK-së në mënyrë permanente që nga ikja n'amshim e Presidentit historik Rugova.

Asnjë t'mirë & asnjë sherbim t'vetëm, nuk i ka bërë LDK-së që nga ajo kohë, përkundrazi...!

Atëherë në cfarë dhe në çka mbeshtetët pretendimi se z.Sejdiu do të vije n'krye të LDK-së ?

Në hiq-gjë dhe me asgjë ...!

As mrekullia s'mund t'a ri-kthej n'krye t'LDK-së, një ish Kryetar i cili erdhi n'krye t'saj, me cmimin e ndarjës se saj, dhe një President nderi, i cili i'a kthen prapa dekoratën.

Njerëzit kan kujtesë, dhe falë saj, fusin trurin n'perdorim dhe terhjekin konsekuencat, reflektojnë përballë sfidave me vendime adekuate dhe t'peshuara.

A e di këtë fakt z.Sejdiu ?

Unë them po, biles e di ma mirë se kush do tjetër se një synimi i tillë është vetëm perpjekje për t'a dëmtuar LDK-në dhe procesin zgjedhor e demokratik brënda sojit.

z. Sejdiu është hargjue dhe vet-hargjue keq, ai ka një kontribut të hershëm n'LDK-në e Rugovës, por t'njëjtin e dogji si është ma keq.

Sherbimi ma adekuat dhe i sinqert për LDK-në, do ishte sikur të mos e demtonte tani tutje, punë që e ka bërë gjerë me tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat