Ilir Deda tregon kur do të mbahen zgjedhjet

Aktuale

Ilir Deda tregon kur do të mbahen zgjedhjet

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 23:56
Ilir Deda

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka folur për zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit.

Deda ka parashikuar në emisionin “DPT Te Fidani”, se qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit në fund të verës.

“Do të shkojmë në zgjedhje në gjysmën e shtatorit”, është shprehur ai.

Deda ka hedhur poshtë mundësinë që të ndodhë një “arnim i qeverisë”, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.

Deputeti i pavarur ka deklaruar se partitë politike në vend, me përjashtim të atyre që aktualisht bëjnë pjesë në koalicionin qeverisës të vendit, duhet t’i bashkojnë forcat për ta marrë qeverisjen e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat