Dejmon Vilson: Besoj se Serbia do të njoh pavarësinë e Kosovës, nuk ka afat por është urgjente

Aktuale

Dejmon Vilson: Besoj se Serbia do të njoh pavarësinë e Kosovës, nuk ka afat por është urgjente

Nga: F. B. Më: 3 gusht 2019 Në ora: 08:08
Dejmon Vilson

 

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut, Dejmon Vilson ka deklaruar se “beson që Serbia do të njoh pavarësinë e Kosovës dhe vlerësoi se tash ekziston rasti historik që të dy palët të arrijnë marrëveshje me liderët politikë që kanë vizion dhe në mbështetje të koorduar me ShBA dhe Evropën, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

„Besoj se Serbia do të njoh pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ndodhë ashtu kot. Kjo duhet të jetë pjesë e pakos që i përgjigjet edhe Serbisë. Kjo do të jetë rast që Serbia të zhvilloj ekonominë e vetë, të përmirësoj potencialet e forcës punëtore ashtu që të shpejtoj rrugën e BE-së. Që mos të jetë në mënyrë politike e bllokuar rreth çështjes së Kosovës, por të jetë e orientuar ashtu që të përgatis vendin për pjesëmarrje në ekonominë globale “, tha  Vilson për “Zërin e Amerikës”.

Ai vlerësoi se mungesa e normalizimit të raporteve përbën pengesë për Kosovën dhe Serbinë për “ planifikimin e ardhmërisë” dhe shtoi se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet “tash në disa muajt e ardhshëm”.

„Nuk ka ndonjë afat artificial, por është urgjent. Ekonomia botërore po ndryshon në mënyrë drastike dhe  gjithë kjo pjesë e botës, Ballkani, Kosova dhe Serbia mbeten në ndërlidhje. Ekziston rasti historik, ka lider që kanë vizion të bëjnë këtë dhe të kuptojnë sa është e rëndësishme. Këtu është edhe mbështetja e koordinuar e Evropës dhe Uashingtonit, bile edhe kur ShBA dhe BE duan që të ndihmojnë dhe të shtyjnë gjërat drejt cakut. Tash është momenti sepse të gjithë hyjnë në procese zgjedhore, të gjithë duan të përfundojnë para se të orientohen në zgjedhje “, tha Vilson.

Ai tha se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi „ka luajtur rol të vështirë të liderit” dhe “duhet të ketë mbështetje të qeverisë “ në dialog me Serbinë.

„Do të shohim se si do ec situata, por shpresoj se Kosova të bëjë qeverinë që do drejtoj vendin me mbështetje të opinionit por edhe të përmirësoj pozitën e vendit  për pjesëmarrje në dialog “, shtoi Vilson.

Ai theksoi se taksat e Kosovës ndaj mallrave serbe “kanë krijuar prishur shumë punë“ dhe duhet të hiqen, por shtoi se ”duhet të ndërprehen me tentime agresive që të ndalohet njohja e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare “.

Vilson shtoi se presidenti (i Serbisë Aleksandar) Vuçiq sinqerisht ju ka thënë qytetarëve se cili është çmimi i status qos “ se tash është rasti se çka do të fitojnë me marrëveshje” dhe jo vetëm me atë që Kosova ka ofruar por edhe me gjërat që po bëhen realitet si janë investimet e huaja, anëtarësimi në Be dhe pajtimi historik me ShBA “.

„Ky është vizion i madh që do doja të pranohet nga liderët serb dhe që mbështetet fuqishëm nga amerikanët “, tha ai.

Ai mendon se Vuçiqi politikisht “do të mbijetoj” kur do të njihte Kosovën.

„Mendoj se ai do kishte sukses, që të arrij marrëveshjen historike, ai është politikan i talentuar. Thelbi i kësaj është se ai marrëveshjen nuk e sheh si humbje për Serbinë por si mundësi ekonomike për ardhmërinë e Serbisë. Nëse kjo formulohet në mënyrë politike – kjo është mënyrë që Serbia të marr kontrollin ndaj fatit të vetë, këtë do të donin të gjithë zgjedhësit “, tha Vilson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat