Mustafa pas rizgjedhjes kryetar tregon a është vendosur kush kandidon për kryeministër

Aktuale

Mustafa pas rizgjedhjes kryetar tregon a është vendosur kush kandidon për kryeministër

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 09:45
Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

(E plotësuar) - Në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për katër vjet do të jetë Isa Mustafa. Kjo u zyrtarizua të shtunën në Kuvendin e nëntë zgjedhor të kësaj partie, ku Mustafa mori besimin nga shumica e delegatëve aty. Megjithëse disa të pakënaqur lëshuan sallën, kryetari i LDK-së në fund tha se procesi ishte krejtësisht demokratik. Aty ai foli edhe për nivelin qendror, ku u shpreh i bindur se partia që ai udhëheq nuk bën koalicion me PDK-në, dhe se LDK ende nuk e ka përcaktuar kush do të kandidojë për kryeministër.

Për postin e të parit të LDK-së, synoi edhe Fatmir Sejdiu, i cili dikur udhëhoqi me këtë parti, mbajti postin e presidentit të Kosovës.

Megjithëse u fol shumë për një marrëveshje në LDK që të ketë një kandidat konsensual, Sejdiu u shpreh i gatshëm të garojë për të parin e partisë por kandidatura e tij nuk u miratua, meqë Sejdiu nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u future në garë.

Kujtojmë se kandidatëve në LDK u duhet të sigurojnë votat e 50% +1 të anëtarëve në mënyrë që t’u pranohet kandidatura.

E në garë sot mbeti vetëm Isa Mustafa, i cili edhe mori besimin e shumicës së delegatëve aty.

Pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, kryetari i rizgjedhur, Isa Mustafa, tha se procesi ishte krejtësisht demokratik, ani pse më herët, Fatmir Sejdiu pasi kishte lëshuar sallën, ishte shprehur i pakënaqur me procesin, duke e quajtur jo demokratik.

Mustafa: Kemi pas proces zgjedhor krejtësisht demokratik

“Nuk do të dëshiroja ta dëgjoj këtë nga njeriu që ka qenë president i vendit, ka qenë kryetar i LDK-së, sepse ne mund ta quajmë këtë proces si të duam por faktet janë tjera, faktet janë që kemi pas një proces demokratik, krejtësisht demokratik, i kemi pas 350 delegatë në sallë, prej 355 dhe askush  nuk mund të manipulojë 355 vetë, asnjë prej 355, pra ka qenë çështje e vullnetit të tyre”, tha ai.

Mustafa tha se ka qenë vullnet i të gjithëve që të shkohet në këtë formë për zgjedhje të kryetarit.

Mustafa: Askush nuk i ka thënë askujt të tërhiqet nga procesi i kandidimit

“Në LDK ka qenë një orientim që ne të shohim nëse mundemi me i përafruar orientimet në numër më të vogël të njerëzve që garojnë, dhe kjo është bërë sepse askush nuk i ka thënë askujt të tërhiqet prej procesit, ka qenë vullnet i joni të shkohet në këtë formë. Nuk ka qenë as vullnet i imi që edhe unë ta marrë këtë rol, por të tjerët kanë kërkuar, kanë besuar dhe unë e kam vlerësuar besimin e tyre”, tha ai. 

E pakënaqur kishte dalë edhe ish-deputetja Melihate Tërmkolli, e cila tha se në krye të LDK-së tani është një ministër i Rrahman Morinës.

Por Isa Mustafa nuk deshi te komentojë deklaratën e Melihte Tërmkollit.

Mustafa: Kam qenë ministër i Republikës së Kosovës, jo i Rrahman Morinës

“Nuk e kisha komentuar fare, ta komentojë Melihatja se unë nuk kam. Kam qenë ministër i Republikës së Kosovë, kam punuar për Kosovën, me Rrahman Morinën nëse i ka mbet ndonjë lidhje telefonike mund të flet Melihatja”, u përgjigj ai.

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ku tha se nuk shohin zgjidhje tjetër.

Ai tha se u ka bërë ftesë publike të gjitha partive që në zgjedhje të hyjnë një nga një në fazën e parë, ndërkohë që në fazën e dytë mund të bashkohen, varësisht prej përafrimit të qëndrimeve.

Por Mustafa u zotua se me PDK-në nuk bëjnë koalicion.

Mustafa: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në

“Nuk bëjmë koalicion me PDK-në. Sa i përket asaj se kush do të jetë në krye të listës dhe kush do të jetë kandidati për kryeministër, ne e kemi të rregulluar me statut sepse për atë çështje vendos këshilli i përgjithshëm, ne pastaj do ta diskutojmë në këshill të përgjithshëm, do ta vlerësojmë se kush është ai që bënë mënyrën më të mirë mund ta përfaqësojë, jo vetëm ta zhvillojë fushatën, por edhe mund ta drejtojë vendin si kryeministër i ardhshëm i vendi. Tash për tash nuk ka asnjë marrëveshje me askënd për atë pozicion”, tha ai.

Ai tha se nuk shohin asnjë mundësi të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër përveç që të shpërbëhet Kuvendi, andaj sipas tij, do të ishte mirë shpërbëhet javën tjetër.

Fjala e parë e Isa Mustafës: S’bëjmë koalicion me PDK-në

Isa Mustafa ka nisur mandatin e tretë në krye të LDK’së duke thënë se s’do të bëjnë koalicion me Partinë e Kadri Veselit.

“S’bëjmë koalicion me PDK’në. Këtë pyetje as mos e bëni”, ka thënë Mustafa, në konferencën e parë si Shef i ri i LDK’së.

Mustafa ka thënë se s’ka marrëveshje të brendshme për kandidatin për Kryeministër nga LDK’ja. Ka thënë se kandidati për Shef të Qeverisë do të jetë ai që ka përkrahjen më të madhe dhe që e përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

Mustafa ka thënë se shpejt do të shpërndahet edhe Parlamenti i Kosovës. Ka thënë se Avdullah Hoti ka marrë iniciativë për të shpërndarë Parlamentin.

***

Isa Mustafa është rizgjedhur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e nëntë zgjedhor, pa kundërkandidatë.

Ai ka marrë shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.

Mustafa para procesit zgjedhor të këtij kuvendi, ka thënë se është koha që ky subjekt politik të marrë në duar fatin e Kosovës.

I pari i LDK-së, tha se kanë përfunduar procesin zgjedhor nga i cili kanë dal më mirë të organizuar sesa më parë, pasi kanë dalur me program, ide, vizion e qëllim.

Mustafa: Lidhja Demokratike është unike

"Lidhja Demokratike është e fortë dhe unike si kurdo herë më parë. Ne kemi përpara një LDK me plot vlera dhe e gatshme me marrë përgjegjësi të reja. Ne po i mbushim 30 vjet si partia më e vjetër në Evropën Juglindore prej se prijësi ynë presidenti Ibrahim Rugova mori përsipër me guximin e një intelektuali të pashoq të vihet në krye të proceseve që kulmuan me pavarësinë dhe me shtetin e Kosovës. Andaj është koha jonë të rimarrim fatin e Kosovës më duart tona. Me çdo kusht dhe për çdo qytetar", tha Mustafa.

Ai shtoi se ka ardhur koha ta ndalin qeverisjen e keqe dhe skandalet që zgjatën 2 vjet, derisa ka përmendur kundërshtimin që kanë bërë për territorin e Kosovës dhe pavarësinë tonë, duke shtuar se mbesin gardian të shtetit të Kosovës.

Mustafa: Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë

"Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë përmes së cilit ne duhet të dëshmojnë se jemi në gjendje që me shtetet fqinje t’i zgjidhim çështjet e hapura, mbi parimet e vendosura në përputhje me deklaratën e pavarësisë, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por që nuk cenon asnjë milimetër të territorit dhe kufijve të Republikës së Kosovës", tha ai.

Mustafa pati edhe një porosi për rivalet politik, por foli edhe për procesin zgjedhor në këtë parti.

Mustafa: Ne dimë të jemi të parët

"E kemi bërë të mundur që në këto zgjedhje t’u krijohet mundësia e barabartë për kandisim të gjithë atyre që mendojnë që mund të japin shtysë LDK-së për suksese të reja. Gjatë procesit zgjedhor na ndodhën disa përplasje të vogla të cilat i menaxhuam me kujdes. Ata që mendojnë e kanë të pushteti e që nuk ia duan të mirën LDK-së u munduan të na pengojnë e në sy të tjerëve të na quajnë njerëz të karrigeve por konsideroj që dështuan në tërësi....Rivalëve tonë politik nga këtu iu themi që shihemi nesër në zgjedhje. Ne dimë të jemi të parët. Vetëm një fitore e fortë e LDK-së ia kthen shpresën popullit të Kosovës. Nga ky kuvend do të dalim të fortë e të bashkuar", tha ai.

Pas përfundimit të fjalimit të Mustafës, vazhduan procedurat e Kuvendit Zgjedhor. Ndërsa, mediat u larguan nga salla ku po mbahet ky kuvend.

Sipas informatave Fatmir Sejdiu dhe Agim Veliu kanë kërkuar që të ndërrohet rregullorja e punës së Kuvendit, ku iu pamundësohet kandidatëve për kryetar t’i hynë garës pa pasur gjysmën e votave të delegatëve.

Ndërsa, bëhet e ditur që Isa Mustafa ka marrë mbi 340 vota për kandidaturë, kurse, Fatmir Sejdiu ka marrë 95 vota, gjë që sipas statutit të partisë nuk ka arrit me marrë votat e mjaftueshme për të qenë kandidatë për kryetarë.

Kuvendin e LDK-së e përbënin 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve, si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.

***

Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i LDK-së për herë të tretë.

Me shumicë votash, delegatët e LDK-së vendosën që Isa Mustafa të jetë përsëri udhëheqësi i partisë.

Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajtë me dyer të mbyllura për publikun.

Kuvendi e aprovon kandidaturën e Isa Mustafës

Lideri aktual i LDK’së, Isa Mustafa e ka kaluar pragun për t’u bërë pjesë e garës për Shef të Partisë. Ai ka marrë besimin e më shumë se gjysmës së delegatëve për të qenë kandidat për Kryetar të Lidhjes Demokratike.

Isa Mustafa sigurt po shkon drejt kandidaturës për Shef të ri të LDK’së. 

Mustafa e ka kaluar pragun e 50+1 për qind e delegatëve për të hyrë në garën për Kryetar të Partisë.

Ish-Kryeministri po shkon drejt një mandati të tretë për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Fatmir Sejdiu s’është lejuar as të kandidoi pasi s’ka pasur nënshkrimet e më shumë se gjysmës së delegateve.

Isa Mustafa mposht Fatmir Sejdiun në garën e parë

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa e ka eliminuar nga gara Fatmir Sejdiun, të cilit s’ia ka aprovuar kërkesën që të hiqen nënshkrimet për të qenë pjesë e garës për Shef partie. Sejdiu kishte kërkuar që mos të ketë 50+1 për qind të nënshkrimeve për t’u bërë pjesë e garës.

Sejdiu ka mbetur i vetmi pretendet për shef të Partisë derisa kandidati konsunsual është Isa Mustafa.

Zgjedhjet në LDK po mbahen në prag të zgjedhjeve nacionale. Në garë është vetëm Isa Mustafa, i cili kishte dhënë shenja se mund të tërhiqet nga gara për Kryetar partie por më vonë vendosi të jetë si kandidat konsensual.

Isa Mustafa prej se ka marrë udhëheqjen e LDK’së ka shënuar vetëm humbje. E ka humbur edhe garën për Kryetar të Komunës.

***

Fatmir Sejdiu nuk ka marrë votat e mjaftueshme për kandidim për kryetar të LDK-së.

Sejdiu ka marrë vetëm 78 vota.

Kësisoj, Isa Mustafa pritet që të ri-konfirmohet si kryetar i partisë.  

**

Kryetari i deritashëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke iu drejtuar delegatëve në kuvendin e nëntë zgjedhor, ka thënë se është koha që ky subjekt politik të marrë në duar fatin e Kosovës.

Mustafa tha se kanë përfunduar procesin zgjedhor nga i cili kanë dal më mirë të organizuar sesa më parë, pasi kanë dalur me program, ide, vizion e qëllim.

Ai shtoi se ka ardhur koha ta ndalin qeverisjen e keqe dhe skandalet që zgjatën 2 vjet.

“Ne si LDK nuk duam të përfitojmë nga politika e ndarjes. Ne kemi guximin të kërkojmë diçka më të mirë, kemi qenë gjithmonë të vendosur t’i bëjmë punët ndryshe me një politikë që sjellë ndryshime të mëdha më vend. Kundërshtuam të bëhen pazare me territorin e Kosovës dhe pavarësinë tonë. Kemi qenë dhe mbesim gardian të shtetit të Kosovës. LDK është e fortë dhe unifikuese kurdo herë më parë. Kemi parë një LDK të gatshme me marrë përgjegjësi të reja. Është koha jonë të marrim fatin e Kosovës në duart tona. Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të dëshmojnë që jemi në gjendje t’i zgjedhim çështjet e hapura, por që nuk lejon cenimin e territorit të Republikës së Kosovës. Gjatë procesit zgjedhor na ndodhën disa përplasje të vogla por që i menaxhuam me sukses. Ata që nuk ia duan të mirën LDK-së, u munduan të na pengojnë, por dështuan në tërësi”, tha Mustafa.

Mustafa pati edhe një porosi për rivalet politik.

“Rivalëve tonë politik nga këtu iu themi që shihemi nesër në zgjedhje. Ne dimë të jemi të parët. Vetëm një fitore e fortë e LDK-së ia kthen shpresën popullit të Kosovës. Nga ky kuvend do të dalim të fortë e të bashkuar”, tha ai.

Mustafa në fund të fjalimit ftoi delegatët që të vazhdojnë me procedurat e Kuvendit Zgjedhor.

Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur kuvendin e saj të nëntë zgjedhor, ku të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i deritashëm, Isa Mustafa, i cili tha se është koha që LDK të marrë në duar fatin e Kosovës.

Sipas tij, gjatë procesit zgjedhor në LDK kanë ndodhur disa incidente të vogla që janë menaxhuar me kujdes dhe dështuan të gjithë ata që nuk ia duan të mirën LDK-së.

Mustafa tha se vetëm një fitore e madhe e LDK-së ia kthen shpresën Kosovës.

Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.

***

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë fillur të futen në sallën ku pritet që të mbahet Kuvendi Zgjedhor. 

Ata do të votojnë sot për kryetarin e partisë së tyre. Kuvendi Zgjedhor zyrtarisht nis në ora 10:00.

E në ambientet e hotelit ku pritet që të nisë Kuvendi Zgjehdor tashmë gjenden edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Dihet se në Kuvendet eZgjehdore të nëndegëve të LDK’së, disa herë ka pasur përleshje në mes të kandidatëve.

Image
Image

Zemaj nuk e konfirmon nëse Isa Mustafa është kandidati konsensual për Kryetar

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka folur para fillimi të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.

Zemaj ka thënë se zgjedhja e Kryetarit të ri është në dorën e delegatëve.

“Është në dorën e delegatëve të zgjedhin të zgjedhurin e tyre për 4 viteve të ardhshmenuk paragjykoj asgjë, shpresoj në bindjen dhe vullnetin e delegatëve”, ka thënë deputeti.

Ai ka thënë se Kuvendi do të shkojë në rregull sipas statutit.

“Kuvendi është i hapur udhëhiqet sipas rregullores dhe statutit të LDK-së”, ka thënë Zemaj për t7.

I pyetur nëse Isa Mustafa do të jetë përsëri Kryetar i LDK-së, ai ka thënë se nuk mund të paragjykoj.

“Është në dorën e 355 delegatëve dhe nuk mund të paragjykoj nëse Isa Mustafa do të jetë Kryetari i ri”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Ukë Rugova paralajmëron më shumë se një kandidaturë për Shef të LDK-së

Djali i Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova ka paralajmëruar se në garën për Shef të LDK’së do të ketë më shumë se një kandidat.

Rugova ka thënë se nuk ka ndonjë të preferuar, por se për këtë do të vendos kur të hyjë brenda. Ka thënë se gjithëmonë ka qenë pjesë e LDK’së dhe se do të vazhdojë të jetë në këtë parti. Derisa ka shtuar se do të punojnë për fuqizimin e LDK’së.

“Te shohim kur të hyjmë brenda do të vendosim. Ka qenë pjesë e garës demokratike. Do të ndikojmë në fuqizimin e LDK’së. Ne gjithëmonë kemi qenë pjesë e LDK’së dhe do të vazhdojmë”, ka thënë Rugova për T7.

Ndryshe, ky është Kuvendi i IX Zgjedhor që mban Lidhja Demokratike e Kosovës. Ky proces disa mujor është shoqëruar edhe me disa incidente, si rrahje me grushte e me karrige, të cilat gjatë tërë kohës janë minimizuar si zhvillime nga zyrtarë të kësaj partie.

Sejdiu thotë se është i gatshëm që të kandidojë për kryetar të LDK-së

Ish- presidenti Fatmir Sejdiu, që ka udhëhequr më parë LDK’në, pak para fillimit të Kuvendit të nëntë Zgjedhor të LDK’së ka deklaruar se është i gatshëm që të kandidojë për kryetar të partisë.

Ish-kreu i LDK’së ka thënë se pret një proces të qetë zgjedhor. Ai thotë se asnjëherë nuk do të heq dorë nga gatishmëria për të qenë në krye të LDK’së.

“Pres një përmbyllje të suksesshme  nga zgjedhjet . Presim që të jetë një takim përmbyllës që do të hap shtigje të reja. Për mu është e rëndësishme që të këtë vend mbështetja e këtyre parimeve. Unë se kam heq gatishmërinë asnjëherë për të qenë në krye të LDK’së. Atë gatishmëri e kam edhe tash. Unë i jap mbështetje të gjithë atyre që kanë gatishmëri për të qetë. Unë do të kontribojë që Kuvendi të jetë i suksesshëm së pari”, ka deklaruar Sejdiu për T7.

Mbërrijnë delegatët e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë kuvendin e saj të nëntë zgjedhor.

Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Delegatët tashmë kanë filluar të mbërrijnë në Hotel “Emerald” aty edhe ku do të mbahet kuvendi.

Image

Regjistrimi i delegatëve do të vijojë deri në ora 10:00 dhe më pas pritet të fillojë punimet kuvendi ku do të zgjidhet kryetari dhe organet e reja të LDK-së.

Votimi do të jetë i fshehtë.

Image

***

Ka filluar Kuvendi i nëntë zgjedhor i LDK-së ku pritet të zgjidhet Kryetari i ri i kësaj partie.

Delegatët nga degët e LDK-së kanë arritur në Kuvend, ku pritet të jenë 355 të tillë të cilët do të votojnë me votim të fshehtë, Kryetarin e ri me mandat 4-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat