Gashi thotë se ka dakordim që Isa Mustafa të jetë sërish kryetar

Aktuale

Gashi thotë se ka dakordim që Isa Mustafa të jetë sërish kryetar

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 09:36
Arben Gashi

Pak para fillimit të Kuvendit të Nëntë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se ka dakordim mes delegatëve për të zgjedhur Isa Mustafën sërish në krye të partisë.

“Ka një dakordim, ka konsesues mes shumicës së delegatëve për ta përkrahur Isa Mustafën, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë sot”, ka thënë Arben Gashi.

Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të fillojë nga ora 10:00 ndërsa regjistrimi i delegatëve ka filluar nga ora 9:00.

Gjithsej Lidhja Demokratike e Kosovës ka 355 delegatë.

Theksojmë se Isa Mustafa është duke udhëhequr partinë që nga viti 2010.

Ndryshe, Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së do të jetë  i mbyllur për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat