Qytetarët duhet të përgatiten: Kjo është data e zgjedhjeve në Kosovë

Aktuale

Qytetarët duhet të përgatiten: Kjo është data e zgjedhjeve në Kosovë

Nga: D.RR Më: 3 gusht 2019 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës do të mund të zgjedhin legjislaturën e tyre të preferuar, e cila mund të përmirësoj jetën e tyre në zgjedhjet e ardhshme që priten të mbahen me 22 shtator të këtij viti, shkruan “Bota sot”.

Kjo datë duhet të jetë data e zgjedhjeve, sipas rrugëtimit kushtetues të cilit i prinë presidenti Thaçi, pasi ai dje ka kërkuar nga koalicioni PAN që të propozojnë mandatarin e radhës për kryeministër të Kosovës, por që u injorua nga të gjitha partitë, madje edhe nga PDK-ja, ku kryetari i kësaj partie e njëherit edhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, të hënën ka thirrur të gjitha partitë për të shpërbërë Kuvendit.

Kësisoj, presidenti do të pres 10 ditë sipas rregullores së kushtetuese, e që i bie që pas 10 ditëve të shpall zgjedhjet e parakohshme, e ato do të jenë me 22 shtator, 40 ditë nga vendimi i presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat