Paralajmëron Abazi: Mund të ketë tollovi në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, Fatmir Sejdiu të ketë kujdes

Aktuale

Paralajmëron Abazi: Mund të ketë tollovi në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, Fatmir Sejdiu të ketë kujdes

Nga: G.B Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:05
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se sot si duket ka disponim që të krijohet tollovi në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së dhe kjo mund të ndodhë duke aktivizuar njerëz apo metoda të prishjes së procesit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, nervozizmi është për shkak të marrëveshjes për kryetar konsensual.

Abazi ka thënë se Fatmir Sejdiu duhet të ketë kujdes pasi mund t’i mbetet faji kryesor nëse procesi del nga binarët.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot si duket ka disponim qe te krijohet tollovi ne kuvendin zgjedhor te LDK dhe kjo mund te ndodhe duke aktivizuar njerez apo metoda te prishjes se procesit. Ka nervozizem te shtuar sidomos per shkakun dhe meqe ka nje marreveshje per kryetar koncesual qe nuk eshte zgjedhje ideale por eshte zgjedhje me mire e mundshme ne kete situate.

Z. Fatmir Sejdiu duhet te kete kujdes meqe mund te i mbetet faji kryesor nese procesi del nga binaret dhe LDK hyn ne ndonje kaos i cili do te kishte pasoja te jashtezaknoshme ne procesin zgjedhor per parlamentin e Kosoves qe po vije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat