Osmani: Nuk ia plotësojmë kërkesat atyre që duan ta shohin LDK-në copë-copë

Aktuale

Osmani: Nuk ia plotësojmë kërkesat atyre që duan ta shohin LDK-në copë-copë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:14
Isa Mustafa, Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka qenë një nga emrat më të lakuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme të LDK-së si kandidate për kryetare, por sot ajo deklaroi se veprimet e saj do të jenë vetëm drejt bashkimit.

Pak para se të fillojë kuvendi i sotëm zgjedhor, Osmani shprehur nevojën që të ndryshohen disa nene në statutin e LDK-së, sidomos ai që i kërkohet një delegati 50% + 1 vota që të hyjë në garë për kryetar të partisë.  

Osmani: Veprimet janë mesazh i përbashkimit, ja ndryshimet që kërkoj

“Mesazhi që unë do të jap sot me veprimet e mija do të jetë mesazh i përbashkimit dhe unifikimit të të gjithëve. Sapo të zgjedhim strukturat e reja veprimi i parë duhet të jetë ndryshimi i statutit të LDK- së, duhet të largohet norma që kërkohet 50% +1 , sepse është jo demokratike. Prandaj të gjithë bashkë do të duhet qe pas atyre ndryshimeve t’i kthehemi bazës, t’i kthehemi anëtarësisë dhe ta miratojnë parimin një anëtar një votë”, deklaroi ajo.

E pyetur se a do të kandidojë për kryetare, Osmani tha se veprimet e saj sot do të jenë vetëm drejt bashkimit dhe se nuk do t’ua bëj qejfin atyre që presin që në LDK të bëhen copë-copë.

Osmani: Nuk ua bëj qejfin atyre që po presin të bëhemi copë-copë

"Të gjitha përpjekjet e mija sot do të jenë vetëm në drejtim të bashkimit dhe unifikimit sepse nuk e kam ndokënd t’ua bej qefin atyre që po presin që ne të bëhemi copë mes veti", tha ajo.

Në opinion u spekulua se Osmani mund të jetë edhe kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, por ajo tha se këto vendime i takojnë strukturave.

Ajo tha se nuk i ka kërkuar askujt ndonjë pozitë në 20 vite në LDK, por theksoi se në zgjedhjet nacionale duhet më patjetër të fitojnë.

Osmani: Kandidati për kryeministër vendoset nga strukturat

"Asnjëherë deri sot në këto dy dekada që jam pjesë e LDK-së nuk i kam kërkuar dikujt në LDK apo jashtë saj ndonjë pozitë, e nuk do ta bëj këtë as tash e tutje. Vendimet sa i përket qeverisë së ardhshme do të merren kur do të zgjidhet strukturat e LDK-së por siç e thash partia ka nevojë për stabilitet, por në zgjedhje duhet të fitojmë", tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat