LAJMI I FUNDIT: Tensionohet situata brenda Kuvendit të LDK-së

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Tensionohet situata brenda Kuvendit të LDK-së

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:48
Kuvendi i LDK

Edhe Kuvendi i nëntë zgjedhor të LDK-së ka nisur me tensione.Media merr vesh përmes burimeve brenda këtij Kuvndi zgjedhor se ish-kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu, nuk është pajtuar me statusin dhe rregulloren për t’u nominuar për kryetar të partisë, duke kërkuar që të hiqet kriteri për arritjen e 50% + 1 të votave për t’i hyrë garës.

I heshtur nuk ka qëndruar edhe numri dy i LDK-së Agim Veliu, i cili sipas burimeve  ka shprehur kundërshti që zgjedhja e kryetarit të ri të bëhet me aklomacion.

Po ashtu, ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka kërkuar që të hiqet procedura e vjetër, që për të qenë kandidat për kryetar të partisë, nuk është e nevojshme të merr mbi 50% të votave të delegatëve.

Mirëpo, ky propozim i Sejdiut, është hedhur në votim, por që është kundërshtuar.

Me shumicë të votave, delegatët kanë vendosur që për të qenë kandidat për kryetar të partisë, duhet të merren mbi 50% të votave të delegatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat