Kujdestaron Ganimete Musliu: Akuzon LDK-në se është parti e mbyllur

Aktuale

Kujdestaron Ganimete Musliu: Akuzon LDK-në se është parti e mbyllur

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:49
Ganimete Musliu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, siç duket sot ka marrë një mision të veçantë. Ajo ka vendosur që ta kujdestarojë Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të LDK’së.  

“Me dyer te mbyllura dhe me sigurim special. Konsensuesi???”, ka shkruar ajo.

E, LDK sot po e mbanë Kuvendin e IX Zgjedhor. Ky proces disa mujor është shoqëruar edhe me disa incidente, si rrahje me grushte e me karrige, të cilat gjatë tërë kohës janë minimizuar si zhvillime nga zyrtarë të kësaj partie.

Në fillim të këtij procesi, emrat e disa zyrtarëve të LDK’së ishin përmendur si pretendentë për të marrë udhëheqjen e partisë. Në mesin e tyre ishin Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Gazmend Muhaxheri dhe Fatmir Sejdiu. Përveç këtij të fundit, të gjithë të tjerët janë tërhequr nga gara.

Ndërkohë, vetë zyrtarët e LDK’së kanë deklaruar se janë marrë vesh për një kandidatë konsensual, që pritet të jetë kryetari aktual, Isa Mustafa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat